Ish-lojtari i kombëtares së Ekuadorit, Kitu Diaz, u prezantua si një përforcim i ri i ekipit të parë ekuadorian, Guayaquil City, por prezantimi i tij zyrtar nuk shkoi sipas planit.

Gjatë ceremonisë së prezantimit të mesfushorit me përvojë 39-vjeçar në stadiumin "Christian Benitez Betancourt", disa qindra tifozë u mblodhën në tribuna.


Kitu Diaz filloi dhe i argëtoi ata duke zhongluar topin, por më pas vendosi t'ia jepte atë një tifozi me fat.

Ai e mori topin në duar dhe, ndërsa spikeri zyrtar po thoshte emrin e tij, vendosi ta godiste me shkelm drejt tribunave, por përpjekja e tij përfundoi krejtësisht në mënyrë të papritur.

Në vend që topi të përfundonte i sigurt në duart e njërit prej tifozëve, goditja e fuqishme përfundoi direkt në trupin e një burri përpara tij.

Në vend të nderimit dhe duartrokitjeve të planifikuara, momenti shkaktoi tronditje dhe shqetësim tek të pranishmit, dhe Diaz e injoroi atë, mori topin përsëri dhe ia doli ta realizonte qëllimin e tij në përpjekjen e dytë. /Telegrafi/

telegrafi sport app