Maqedonia pati zgjedhje më 11 dhjetor të cilat u menduan se do të nxjerrin vendin nga kriza e rëndë politike që nisi nga viti 2014 dhe u pasua nga lëshimi në eter i ”bombave” të opozitës të cilët ndryshuan kahjen e politikës në Maqedoni dhe nxitën reagimin e qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar në vend.
Gjatë vitit 2016 pati disa tentativa për të mbajtur zgjedhje të parakohshme por pati sukses vetëm tentativa e 11 dhjetorit, që ishte rezultat i marrëveshjes së Përzhinos.
Zgjedhjet sollën rezultate të reja në Kuvend por jo edhe zgjidhje. LSDM fitoi 49 deputetë, OBRM-PDUKM fitoi 51 deputetë, BDI 10 deputetë, PDSH 2, Lëvizja Besa 5 dhe Aleanca për shqiptarët mori 3 deputetë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pas rezultatit të zgjedhjeve pati edhe seancë konstituive në Kuvendin e Maqedonisë më 30 dhjetor ku u verifikuan mandatet e të zgjedhurve tanë dhe të njejtët janë duke pushuar në shtëpi prej asaj dite e deri sot.
Partitë shqiptare, si asnjëherë më parë ranë ujdi që të bëjnë një Deklaratë të përbashkët ku përfshiheshin të gjithë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
Kjo deklaratë sot është arsye që OBRM-PDUKM të bëjë politikë dhe të keqpërdor atë duke e quajtur si dokument nga një shtet tjetër.
Të njejtën kartë e luajti edhe kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov që penalizoi të drejtën kushtetuese që mandatin ta merr LSDM, pasi partia që atë e solli në vendin e kryetarit të shtetit, dështoi që të bëjë koalicion të ri qeverisës.
Partitë politike për një javë janë ndalur tek komisioni për emërime dhe zgjedhje në Kuvendin e Maqedonisë, ku deri tani kanë zgjedhur vetëm kryetarin, Ilija Dimovski, deputet i partisë së Gruevskit.
Ky komision duhet të zgjedh edhe kandidatët për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pritet këtë javë të ndodh kjo.
Kriza politike dhe ”konfliktet” në distancë në mes partive e ”vrasin” vetëm të ardhmen e vendit.
Vonesat e partive politike dhe zgjidhjes së krizës kanë ndikuar që edhe pushteti lokal të mbetet pa mandat dhe pa fuqi ekzekutive.
Ekspertët e ekonomisë në vend thonë se kriza politike ka ”djegur” ambiciet e secilit për të punuar në ekonomi dhe për të zhvilluar tregun në vend dhe për të ndihmuar që përfundimisht qytetarët të merren me punën që bëjnë e jo me politike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi