Çfarë duhet të bësh kur vetura të ndalet papritur dhe je vetëm në rrugë?

Kur makina ndalet dhe mbetesh vetëm në rrugë, ndjenja e pasigurisë vjen menjëherë.
Këto janë momente që askush nuk i dëshiron, por pothuajse çdo shofer i ka përjetuar një ndalesë e papritur, errësirë, heshtje dhe pyetja që të vjen natyrshëm në mendje: “Tash çka?”.
Askush nuk niset në rrugë duke menduar se do t’i ndalet makina, por defektet, gomat e shpuara, bateria e zbrazur apo problemet e papritura nuk zgjedhin kohë apo vend.
Në ato çaste, makina nuk është më thjesht një mjet, por bëhet përgjegjësi, stres dhe pasiguri, ndërsa ndjenja e të qenit vetëm shpesh është më e rëndë se vetë problemi teknik.
Pikërisht këtu hyn APR - Asistencë e Përgjithshme Rrugore, si një zgjedhje që çdo situatë të papritur e kthen në një proces të qartë dhe të lehtë për t’u menaxhuar.
Me APR, pasiguria zëvendësohet nga siguria se ndihma është vetëm një telefonatë larg, duke e kthyer stresin e momentit në një zgjidhje të shpejtë dhe të organizuar.
APR funksionon mbi bazë abonimi, pikërisht për këtë arsye: që shoferi të mos mendojë për çmime, negociata apo kë duhet të telefonojë në momentin më të keq.
Çdo gjë është e menduar paraprakisht, në mënyrë që ndihma të vijë shpejt dhe pa komplikime.
Në shumë vende evropiane, asistenca rrugore është standard.
Edhe tek ne, kjo qasje po fiton gjithnjë e më shumë besim sepse shoferët po kuptojnë se siguria nuk fillon në momentin e defektit, por shumë më herët.
APR po ndërton një kulturë të re të sigurisë rrugore, duke i ndihmuar shoferët të jenë më të qetë dhe më të përgatitur në çdo udhëtim.
Për më shumë kontaktoni në:
Facebook: APR - Asistencë e Përgjithshme Rrugore
Instagram: apr_kosova
Email: info@apr-ks.com
Website:apr-kos.com
Tel: +383 49 888 194


















































