Kuptime të shpeshta i janë dhënë ndikimit të luleve në jetën bashkëshortore dhe familjare, prandaj, qoftë edhe nëse nuk besoni se kanë ndonjë fuqi misterioze, nuk ka dyshim se mjedisi me lule ose dhurimi i një tufe a saksie lulesh të bukura do të qetësonte tendosjet ndërmjet partnerëve ose ndërmjet anëtarëve të familjes në konflikt.

Kështu, psh., besohet se Azalea, shpreh paqe në jetë bashkëshortore dhe nxit simpatinë e ndërsjellë.


azalea(1)

Cinia jep fuqi dhe vitalitet, kurse pesë copë të kësaj luleje në dhomën e gjumit rrisin fuqinë seksuale.

Cinia

Ciklamini konsiderohet lule e sinqeritetit, zbut mosmarrëveshjet, posaçërisht raportet ndërmjet vjehrrës dhe resë.

ciklamini

Dalia (gjeorgjina) ndihmon takimet sentimentale.

dalia

Hortensia është lule e pajtimit të dashnorëve ose të partnerëve në martes.

hortensia

Jasemini është lule e martesës së lumtur, ndërsa aroma e saj mbaj lumturinë martesore.

jasemini(1)

/Telegrafi/