LAJMI I FUNDIT:

Kur kobra të shfaqet në dritare të shtëpisë (Video)

Kur kobra të shfaqet në dritare të shtëpisë (Video)

Ky është momenti tmerrues kur një kobra i bie me kokë xhamit të një dritareje duke u përpjekur të futet brenda në dhomë që të hajë tri kotele të vogla.

Gjarpri me helmin vdekjeprurës zvarritet në një degë peme dhe shikon tri kotelet që mbrohen nga xhami i mbyllur i dritares.

Kotelet qëndrojnë pa lëvizur kur shohin gjarprin të lëvizë në atë mënyrë, përcjell tvklan.al.


Ngjarja merr një kthesë dramatike kur një burrë shfaqet pas gjarprit dhe e godet atë fort me një shkop të drunjtë.

Videoja i është dorëzuar autoriteteve pyjore të Kilanas, Brunei për t’u përdorur si paralajmërim që askush të mos i lërë dritaret hapur për të parandaluar rrezikun që vjen nga zvarranikët që zvarriten në degët e pemëve.