LAJMI I FUNDIT:

Kur “katundarët” mësynë dikur Prishtinën, për shkak të mungesës së ujit Mitrovica u propozua si kryeqytet i ri (Video)

Kur “katundarët” mësynë dikur Prishtinën, për shkak të mungesës së ujit Mitrovica u propozua si kryeqytet i ri (Video)

Sherafedin Sylejmani, kryetar i Prishtinës së viteve të ‘60-ta të shekullit të kaluar, ka thënë për emisionin “Ju flet Prishtina” se në vitet e udhëheqjes së tij, Prishtina po rritej dhe kjo nisi të bëhej problem.

Problemi kryesor, sipas tij, kishte të bënte me mungesën e ujit të mjaftueshëm për banorët. Në këto rrethana, Prishtinës i rrezikohej epiteti i të qenit kryeqytet, raporton Klan Kosova.


Mustafa e Meta janë “katundarë”, jo pinjollë të prishtinalive të vjetër (Video)
Lexo po ashtu Mustafa e Meta janë “katundarë”, jo pinjollë të prishtinalive të vjetër (Video)

“U propozua si kryeqytet i ri Mitrovica, pasi kishte lumin Ibër”, thotë ai.

Autori i një monografie për Prishtinën, flet edhe për familjet më të vjetra të Prishtinës.

“Qyteti ishte me karakter oriental”, thotë ai, duke treguar se në vitet ’50 të shekullit të kaluar u bë plani i parë për Prishtinën. “U bënë gabime meqë nuk janë ruajtur vlerat e kaluara. Ndërsa, Dragodani (Arbëria) ishte vend i ndejave, i pikniqeve. Jeta ishte modeste atëherë”.

Kur më 1963 Sylejmani bëhet kryetar, nis të vijnë ardhacakët me të madhe në Prishtinë.

“Kërkuam atëherë ekspertët për të bërë zgjidhje për ujë”, shton ai për Klan Kosova.

Sylejmani është propozuar anëtar nderi i forumit të prishtinalive të vjetër që ka për ideator Muhamet Mustafën e Bardhyl Metën. Ndryshe, Musatafa ka thënë se shkrimtari Mehmet Kraja nuk i bëri vlerësimet e duhura për prishtinasit e vjetër kur i quajti ata antikombëtarë e bashkëpunëtorë të Serbisë. Sipas tij shumë familje të moçme te Prishtinës dhanë kontribut dhe morën pjesë në vendime të rëndësishme të vendit. Në listën e prishtinaseve të vjetër që beri shumë për vendin Mustafa përmendi edhe veprimtarin, Adem Demaçi.

Nostalgjia për Prishtinën e vjetër: një ëndërr vere, një histori e errët…
Lexo po ashtu Nostalgjia për Prishtinën e vjetër: një ëndërr vere, një histori e errët…

Ndërkohë, “pinjollët”, siç po i quajnë trashëgimtarët e “familjeve të vjetra prishtinas”, po i hidhërojnë edhe “jerlitë”, pra vendasit, e edhe “muhaxhirët” – të ardhurit.

Shumë qytetarë që nuk janë duke jetuar një kohë të gjatë në Prishtinë, por edhe të atillë që vetëm punojnë ose janë qiraxhinj këtu, kanë thënë se forumi i kryeqytetasve të vjetër është diskriminues dhe lokalizëm i panevojshëm. Për më tepër, shoqata në fjalë, sipas tyre, fyen të ardhurit. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Lajme
Kalo në kategori