LAJMI I FUNDIT:

Kur duhet t’i hidhni produktet kozmetike?

Kur duhet t’i hidhni produktet kozmetike?

Mbase keni rënë në dashuri me rimelin e ri me volum ose keni diçka tjetër të cilën nuk jua ka dhe shumë qejfi ta hidhni tutje. Megjithatë, pas një kohe ato nuk janë më të shëndetshme dhe mund të shkaktojnë dhe irritimin e lëkurës

Rimeli
Jeni kurioz të dini se kur duhet t’i hidhni produktet kozmetike? Atëherë mbase duhet të filloni nga rimeli. Duhet ta keni përdorur e hedhur pas 3 muajsh. Mos harroni se furça mund të mbledhë baktere kur e nxirrni jashtë nga tubi. Kjo mund të shkaktojë irritim dhe skuqje.

Sa ju zgjat peneli ose lapsi
Sa zgjat një penel? Artistët e makijazhit japin përgjigje: 3 muaj penelat dhe lapsat e syve aplikohen në zona tepër delikate të syrit. Kështuqë, mos harroni datën se kur e keni blerë lapsin ose penelin dhe nëse 3 muaj kanë kaluar, duhet ta hidhni dhe të blini një të ri.

Fondatinta
Fondatinta luan një rol shumë të rëndësishëm në rutinën tonë ditore të bukurisë. Sipas specialistëve, të gjitha fondatintat me bazë ujin, pra të cilat janë të lëngshme, janë të prira për baktere të cilat çojnë në infeksione. Për këtë arsye mbase duhet ta hidhni këtë produkt pas 6 muajsh ose maksimumi një vit. Mundohuni t’i mbani larg lagështisë, sepse mjedise të tilla mund të shfaqin baktere. Fatkeqësisht, nëse vazhdoni të përdorni fondatintë edhe pas kësaj periudhe, mund t’ju dalin akne ose irritim i lëkurës.


Ngjyrat për sytë
Tani arritëm në një tjetër kapitull të arsenalit të produkteve të bukurisë: ngjyrat për sytë. Nëse doni të mësoni kur të hidhni makijazhin, përgjigja e duhur është kjo: 3 muaj. Sipas artistëve të makijazhit duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur vjen puna tek ngjyra kremoze. Këtu rriten më shpejtë bakteret sesa në produkte me bazë pudër. Dhe sigurisht nëse aplikoni ngjyrat me gishta, rekomandohet t’i lani mirë duart me produkte antibakteriale para çdo aplikimi. /Beauty/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?

Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

Kalo në kategori