Kur dita e parë e punës së një zjarrfikëseje vegane përfundon duke fikur zjarrin në kamionin e mbushur me 18 mijë kilogramë biftekë

Zjarrfikësit në Misuri të SHBA-së kanë njoftuar se dita e parë në punë e një zjarrfikësi vegan, përfundoi me një thirrje se 18 mijë kilogramë biftekë ishin përfshirë nga zjarri në një kamion në një autostradë.
Ata postuan në rrjetet sociale pamjet e përgjigjes së tyre ndaj telefonatës për një zjarr që kishte shpërthyer në rimorkion e një kamioni që transportonte mish, transmeton Telegrafi.
“Ky ishte zjarri i parë për zjarrfikësen Jenna Ulrich, që e vuri në provë dhe arriti ta lokalizonte me babanë e saj që gjithashtu është zjarrfikës”, u tha ndër tjera nga ky departament.
Ulrich është e vetmja vegane në departamentin e zjarrfikësve në Doolittle, dhe ishte një sfidë interesante për të për ta lokalizuar zjarrin që kishte kapluar 18 mijë kilogramë biftekë.
Mediat amerikane raportojnë se nga ky zjarr nuk kishte lëndime, ndërsa i tërë bifteku është djegur plotësisht. /Telegrafi/



















































