Rita Ora shpërtheu në lot teksa diskutoi për vështirësitë me të cilat është përballur në kulmin e famës.
Këngëtarja 32 vjeçe, u emocionua teksa shfaqej në podkastin e “Steven Bartlett’s Diary of a CEO”, shkruan DailyMail.
Ajo shpjegoi: “Isha në një slitë, duke jetuar ëndrrën time, por atëherë kur zgjohesha do të ishte një lloj qetësie dhe nuk do të ndihesha mirë”.
“Kishte një ndjenjë se duhej të punoja për të provuar veten, unë isha një ëndërrimtare e re naive dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të jesh në atë moshë”.
Kur u pyet për dështimet gjatë karrierës së saj, Rita tha: “Disa gjëra nuk e pozicionojnë grafikun sipas dëshirës tënde ose nuk merrnin vendime që mund të mos kenë qenë të drejta. Gabimet ndodhin”.
Duke folur për mënyrën se si e trajton këtë pjesë, Rita shtoi: “Ndihem e thyer, më bën të ndihem sikur gjithçka që kam bërë është gati të zhduket dhe më kthen te frika se mos humbas gjithçka”.
“Kur bota po ju shikon, ju thjesht prisheni, thjesht keni frikë”.
Ajo vazhdoi: “Gjithçka për të cilën mendoj është mamaja dhe babai im, sepse ata kanë punuar shumë për të më çuar në këtë pikë, unë kam gjithë familjen time për të mbajtur në këmbë”.
“Ju nuk mund të mos fajësoni gjithmonë veten për gjithçka, e vetmja mënyrë përpara është të vazhdoni të ecni përpara”.
“Gjithmonë jam përpjekur të jem vetvetja dhe të jem shumë e sinqertë dhe kurrë nuk kam ndryshuar në atë që jam, jo gjithmonë e kuptoj mirë, por kush e bën. Por unë ndihem më njerëzore, në fund të fundit jam thjesht njeri”.
Kjo vjen pasi Rita publikoi albumin e saj të tretë, “You & I” javën e kaluar.
Ylli e ka krahasuar këtë album – i cili u publikua të premten – me një ‘ditar’ personal dhe ka marrë pjesë në kompozimin e çdokënge.
Duke folur për muzikën e saj të re, Rita tha: “’You & I’ përfaqëson më shumë sesa thjesht njeriun që dua”.
“Është mamaja ime, miqtë e mi, fansat e mi dhe në një farë mënyre përfaqëson marrëdhënien që kam me veten. Ky album ka qenë si ditari im për dy vitet e fundit, dhe jam shumë e emocionuar që më në fund mund ta dëgjosh”, tha 32-vjeçarja.
Në album, Ora bën një udhëtim në korsinë e kujtesës me këngën “Girl in the Mirror”, duke bërë një dedikim për veten e saj më të re, ndërsa kënga “Notting Hill” shikon prapa në vitet e saj të adoleshencës.
Kënga tjetër e albumit, “Shape of Me” ofron gjithashtu një pasqyrë për marrëdhënien e Ritës me nënën e saj.
Rita zbuloi se ajo tekstin e këngës së albumit titullar, “You & I” mëngjesin e parë pas dasmës së saj me regjisorin Taika Waititi, ndërsa ishte ende në gjendje të lodhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Pamje nga përplasja e Leos me Drilonin, pas nominimit kokë më kokë
Vullneti: Nëse do t’më pëlqente dikush këtu, Kosova po të çohej kundër, e kisha zënë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Olta për Leon: Ai nuk është i aftë që të çojë veten kaq larg në lojë, e çuan fansat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles