Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është takuar të enjten, më 11 janar, në një restorant në Jahorina me Milorad Dodikun, president i entitetit Republika Srpska dhe Nedeljko Elek, kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Qendrës Olimpike “Jahorina” që gjendet rreth 30 km larg Sarajevës.
Siç shkruan portali “Pobjeda”, nuk dihet se cilat tema i kanë bashkuar Abazoviqin, Dodikun dhe Elekun, por është e sigurt se Dodik, por edhe bashkëpunëtori dhe miku i tij i ngushtë, biznesmeni Elek, mund t’i kishin dhënë shumë këshilla ish-kryeministrit malazez. Sidomos për të shpjeguar aftësinë e qëndrimit në pushtet pavarësisht skandaleve të shumta korrupsioni, të cilat Abazoviq ia doli t’i bëjë që nga gushti i vitit 2022, kur u hoq nga parlamenti, deri në zgjedhjen e qeverisë së re të Spajiqit në nëntor 2023.
Krahas pranisë së Dodikut, interesant është edhe roli i Nedeljko Elek, i cili nuk është aq i njohur për publikun malazez, për të cilin posti i kreut të Qendrës “Jahorina” është vetëm njëra nga shumë sosh.
Portali boshnjak Capital shkroi së fundmi se Republika Srpska u bë pronare e “Sarajevo gas” në fund të vitit të kaluar pasi bleu 53.6 për qind të aksioneve të kompanisë për rreth nëntë milionë KM (marka konvertibile) nga ministri aktual i Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë së Republikës Srspska, Vojin Mitroviq.
Pak kohë më pas, kompania u drejtua nga Nedeljko Elek, i cili është edhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Qendrës Olimpike “Jahorina”.
Për t’i bërë gjërat më interesante, entiteti i Republikës Srspska, përmes fondeve të veta, paguante për çdo aksion të kompanisë “Sarajevo gas” me 0.99 marka konvertibile. Ndërsa ministri Mitroviq i bleu të njëjtat aksione një vit më parë me çmim pesë herë më të ulët!
E, Eleku u bë drejtor ekzekutiv i asaj kompanie private-shtetërore. Është interesante se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e emëroi Elekun konsull nderi, ndërsa një i afërm i tij, Zlatan Elek, u emërua ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, dhe tani është në krye të Listës Serbe në Kosovë.
Elek zëvendësoi në krye të Listës Serbe Milan Radoiçiqin, pas sulmit të fundit terrorist në fshatin Banjskë, që tregon se familja Elek, përmes Nedelko Elek, mikut të Dodikut, është gjithashtu e pozicionuar mirë brenda qeverisë së Aleksandar Vuçiqit në Beograd.
Ndërsa Perëndimi përsërit edhe këtë vit se festimi i 9 janarit si ditë të entitetit të Republikë Srpska në mënyrë të paligjshme, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk i kushtoi vëmendje kësaj. Në mesazhin e tij të urimit drejtuar Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ai deklaroi se para Serbisë dhe Republikës Srpska është “forcimi i mëtejshëm të lidhjeve ekonomike, politike dhe të tjera”.
Pyetja shpërblyeseështë: a është Dritan Abazoviq, familja e ngushtë e të cilit gjithashtu ka një biznes në Beograd, i lidhur me zyrtarë të SNS-së së Vuçiqit, respektivisht kryeministren Ana Brnabiq, ka dashur të dëgjojë këshilla nga Dodik dhe Eleku se si të zhvillohet bashkëpunimi biznesor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje