LAJMI I FUNDIT:

Kur Astrit Dehari kërkonte nga protestuesit që mos të thyenin xhamat e ndërtesës së Qeverisë (Video)

Kur Astrit Dehari kërkonte nga protestuesit që mos të thyenin xhamat e ndërtesës së Qeverisë (Video)

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Ai ishte njëri nga të dyshuarit për sulm me granatë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në fillim të gushtit të vitit të kaluar.

Ndërkohë për vdekjen e tij, institucionet shtetërore kanë thënë se bëhej fjalë për vetëvrasje, gjë që mohohet nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se Astrit Dehari është “vrarë nga duart e pushtetit”.


Ndërkohë, përcjell Telegrafi, një video e protestave të 24 janarit të vitit 2015, ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale.

Në të shihet Astrit Dehari gjatë një proteste të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

“Momenti kur ka eskaluar protesta, ishin aktivistët e ‘Vetëvendosjes’ ata që tentuan t’i ndalin disa persona të cilët thyen xhamat e Qeverisë dhe të mos gjuajnë gurë në drejtim të Policisë. Në këtë video shihet qartë se aktivisti i VV-së, i sugjeron dhe i lut disa persona të mos gjuajnë gurë”, thuhej në përshkrimin e videos. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori