LAJMI I FUNDIT:

“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” – Tomori zbulon liderin e ri te Milani  

“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” – Tomori zbulon liderin e ri te Milani  

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori zbulon se flet me Kyle Walker ‘gjatë gjithë kohës’ dhe se ‘të gjithë’ në ekip dëgjojnë atë që thotë ish-ylli i Man City. 

Walker dhe Tomori u bashkuan në “San Siro” në afatin kalimtar të janarit, pasi më herët të dy luanin në Ligën Premier. 

“Kyle dhe unë flasim gjatë gjithë kohës. Ai ka sjellë pak qetësi dhe përvojë”. 


“Mendoj se i gjithë ekipi e di cilësinë e tij dhe trofetë që ka fituar, dhe ne jemi të lumtur që e kemi me vete. Kur ai flet, të gjithë dëgjojnë sepse ne e njohim lojtarin që ai është. 

“Ai nuk është si Ibra. Ai ka një qasje të ndryshme, por ende po rritet brenda këtij ekipi. Që kur erdhi, ai ka bërë një punë të shkëlqyer”, deklaroi Tomori. /Telegrafi/