Si rrallë herë më parë, katër skuadra të mëdha mungojnë në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe Sevilla janë eliminuar dhe nuk janë më në garë për trofeun e çmueshëm të Kupës së Spanjës.


Skuadrat si Rayo Valecano, Valencia, Athletic Bilbao dhe Real Betis janë në gjysmëfinale të kësaj gare të madhe.

Screenshot 2 22

Tanimë dihen edhe çiftet gjysmëfinaliste, ku Rayo Vallecano do të përballet me Real Betis derisa Athletic Bilbao ndeshet me Valencian.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Vallecanos dhe Betisit zhvillohet të mërkurën e 9 shkurtit, derisa ajo mes Bilbao e Valencias të enjten me fillim nga ora 21:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app