LAJMI I FUNDIT:

Kuo thotë se vetëm modeli iPhone 15 Pro Max do të ketë lente periskopi

Kuo thotë se vetëm modeli iPhone 15 Pro Max do të ketë lente periskopi

Apple mund të ketë pasur një nga telefonat e parë të mençur modern me një lente telefoto, por do të jetë një nga markat e fundit që do të përdorë një kamerë të tipit periskop.

Analisti Ming-Chi Kuo ka rafinuar disa nga pretendimet e fundit në lidhje me periskopin e parë të iPhone – ai thotë se do të vije në treg gjatë vitit tjetër, por këtë lente do ta ketë vetëm iPhone 15 Pro Max, në fjalë të tjera, modeli më i vogël iPhone 15 Pro do të mbetet me telefoto lentën klasike.


Kuo thotë se lenta e periskopit do të ketë mundësi zmadhimi prej 6x dhe një kamerë me sensor 12MP 1/3” me stabilizim të zhvendosjes së sensorit. Disa thashetheme të mëparshme supozonin se do të ketë zmadhim 5x, por që ka mundësi që numri përfundimtar të mos jetë caktuar, pasi që seria e iPhone 15 është më shumë se një vit larg lansimit, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Nëse numri i dhënë është i saktë, atëherë iPhone 15 do ta ketë mundësin e zmadhimit për dyfish më të madhe se ajo e iPhone 13 Pro, e cila ka lente me mundësi zmadhimi prej 3x.

Ekziston një thashethem që iPhone më i madh gjithmonë do ta ketë të pajisur kamerën më të mirë, telefoni i fundit ishte iPhone 12 Pro Max, pajisje e cila ishte e vetmja nga seria 12 që kishte një lente me mundësi zmadhimi prej 2.5x dhe pajisja e vetme me një sensor më të madh te kamera kryesore.

Moduli i periskopit merr më shumë hapësirë se një lente e rregullt e telefotos, dhe iPhone Pro nuk është aq i madh – dhe pritjet e fundit janë se ata do të mbesin tek ekrani me madhësi prej 6.1”.

Asnjë telefon Android me këtë madhësi nuk ka lente me periskop, teksa prodhuesit e tyre zakonisht i rezervojnë këto lente për telefonat e tyre më të mëdhenj dhe më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
Facebook Messenger ka një lajm super, super të mirë

Facebook Messenger ka një lajm super, super të mirë

Teknologji
Kalo në kategori