LAJMI I FUNDIT:

Kundërvënia e Osmanit ndaj Komisionit Evropian, komentojnë analistët

Kundërvënia e Osmanit ndaj Komisionit Evropian, komentojnë analistët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në një konferencë për media tha se nuk pajtohet me konstatimin e Komisionit Evropian se procesi i vettingut paraqet shqetësim serioz.

Osmani iu kundërvu edhe BE-së edhe në disa pika për këtë rekord.


Në “Debat Plus” analistët dhe politologët kanë komentuar këtë kundërvënie që Osmani i ka bërë raportit të BE-së.

Vehbi Kajtazi thotë se edhe në të kaluarën ka pasur vërejtje për Kosovën por sipas tij asnjë lider në Kosovë nuk ka kritikuar në këtë mënyrë BE-në.

“Liderët tjerë janë munduar të gjejnë pikat pozitive derisa për vërejtjet kanë thënë se do t’i përmirësojnë fushat ku ka stagnim”.

Kajtazi thotë se Osmani është shtyrë nga Kurti të reagojë në këtë mënyrë ndaj BE-së.

Ylli Hoxha thotë se disa pika mund të jenë keqkuptuar nga Bashkimi Evropian e që të njëjtat nuk janë konsideruar progres.

“Vërejtjet te vettingu mund të kenë lindur nga keqkuptimi, pasi nuk besoj se BE në esencë është kundër reformës në sistemin e drejtësisë. Problem mund të jetë shkarkimi i kryetares së KQZ-së. Ndoshta nëse presidentja do të sqaronte mire shkeljet e Dakës nuk do të ishte problem nga BE-ja. BE e sheh si veprim arbitrar shkarkimin e Dakës”.

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni thotë se Raporti i Progresit pos që është vlerësim i kritereve, ai është edhe politik.

“Evropa ka përvojë me ato degradime në emër të vettingut. Pak a shumë rrezikohet të ndodh edhe në Kosovë. Ne emër të sundimit të ligjit bota njeh shumë raste kur janë cenuar të drejtat dhe është dëmtuar demokracia. Polonia është një vend që është degraduar në emër të sundimit të ligjit”.

Ish-ministri Bujar Dugolli thotë se gjuha e komunikimit me Bashkimin Evropian duhet të jetë e arsyeshme.

“Vlerësimi që iu bë zgjedhjeve nga BE rrëzon tezat se me shkarkimin e Dakës është tentuar të kapet KQZ”.

Astrit Gashi thotë se pala e vetme që është e pavarur në raportet ndërmjet institucioneve në Kosovë është Bashkimi Evropian.

“Për mua Osmani ka bërë gabim edhe në shkarkimin e Dakës. BE nuk bënë deklarata të anshme. BE nuk dëshiron”, deklaroi Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori