LAJMI I FUNDIT:

BE kundër Qeverisë së RMV-së për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve

BE kundër Qeverisë së RMV-së për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve

Bashkimi Evropian është kundër paralajmërimit të Qeverisë për shpërndarjen e tërësishme të Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve. Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer në konferencën për zbatimin e rekomandimeve të Misionit Vlerësues nga ana e Këshillit Gjyqësor, porositi qeverinë se shpërndarja, do të nënkuptonte përzierje e pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor. Ambasadori rekomandon që të mos ndërmerren hapa të tillë pasi që nuk janë dëshmuar si efektive.

“Përforcimi i sundimit të ligjit nuk duhet që të ndërmerret në mënyrë që do t’i shkelë parimet e ndarjes së pushteteve. Për shembull, shkarkimi i Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, thënë hapur, do të paraqiste përzierje në pavarësinë e gjyqësorit dhe me këtë edhe shqetësim serioz”, tha David Geer, ambasadori i BE-së në Shkup.

Kundër idesë së shpërndarjes është edhe vetë Këshilli Gjyqësor. Kryetarja Vesna Dameva, thotë se megjithatë, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo kolektive.


“Si jurist, para se gjithash nuk e mbështes tezën për përgjegjësi kolektive. Megjithatë, qëndrimi im personal është që të duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe ajo përgjegjësi individuale të detektohet saktë, dhe sanksionohet. Këtë e kam thënë disa herë, dhe e përsëris, çdo përgjegjësi ka emër dhe mbiemër, le të detektohet dhe çdokush të bartë sanksion individual, nëse diçka ka bërë të paligjshme, e ka rrënuar reputacionin apo integritetin e Këshillit Gjyqësor, ka miratuar vendim në bazë të emocioneve të ndryshme dhe ngjashëm”, u shpreh Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Nga Shoqata e Gjyqtarëve, porosisin Qeverinë që para se të bëhen reforma të tilla, duhet të konsultohen përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor.

“Apeloj që çdokush të mbahet në kompetencat e veta. Është e saktë se pushteti ekzekutiv ka kompetencë që të propozojë dhe përgatisë reforma jo vetëm në sistemin gjyqësor, por edhe në arsim dhe shëndetësi, megjithatë jo pa u konsultuar me pushtetin gjyqësor”, tha Ivan Xholev, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve.

Kryeministri Hristijan Mickoski, në disa dalje, por edhe në programin qeveritar, premton se duhet të shpërndahet Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve pasi kanë humbur besueshmërinë te qytetarët. Në program, shkruan se Qeveria do të iniciojë edhe ndryshime të Kushtetutës në pjesën e rregullimit të përbërjes së këshillave, gjatë së cilës do të kërkohet që anëtarët të zgjedhën nga radhët e gjykatësve dhe prokurorëve.

Kjo ide, ka hasur edhe në kundërshtimin e ekspertëve, të cilët gjithashtu kërkojnë të mos ketë ndërhyrje të ekzekutivit në gjyqësor./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori