LAJMI I FUNDIT:

Kun Dejvitse: Janë hapur mundësi të reja për Maqedoninë e Veriut

Kun Dejvitse: Janë hapur mundësi të reja për Maqedoninë e Veriut

Drejtori Ekzekutiv i Konstituencës në Bankën Botërore Kun Dejvitse, në një intervistë për AIM thotë se po hapen shumë mundësi të reja për vendin me zgjidhjen historike të kontestit me Greqinë.

Ai thotë se vendi ka histori të zbatimit të politikave të mira makroekonomike dhe reforma në mjedisin e biznesit, ndërsa ekonomia po përmirësohet dhe projeksionet e FMN-së dhe Bankës Botërore janë me pritje pozitive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zgjidhja historike e kontestit shumëvjeçar me Greqinë për emrin i mundëson Qeverisë që të vazhdojë me realizimin e agjendës së saj së fuqishme, e cila përqendrohet në zhvillimin ekonomik, sundimin e së drejtës, rritjes përfshirëse dhe të qëndrueshme dhe investim në kapitalin njerëzor. Korniza për partneritet me Bankën Botërore është me rëndësi të madhe, sepse ndihmon në përpjekjet në sektorin privat që të hapen vende të reja të punës, në investimin në kapitalin njerëzor dhe luftën kundër ndotjes së ajrit. Gjithsesi, pres se korniza do t’i ndihmojë Qeverisë në përpjekjet e saj që të arrijë dallim në jetesën e qytetarëve”, thotë Dejvitse.


I pyetur për bashkëpunimin mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore, ai thotë se bashkëpunimi është i shkëlqyer edhe me ministri tjera.

“Bashkëpunimi është i shkëlqyer. Ministria luan rol shumë të rëndësishëm edhe në ekonomi edhe në bashkëpunimin me ministritë tjera me qëllim që të investohet në shëndetësi, arsim, infrastrukturë dhe energji. Kisha nderin që ta vizitoj vendin paradokohe dhe të kyçem në finalizimin e suksesshëm të Kornizës për partneritet. Gjithashtu edhe Zyra e Bankës Botërore në Shkup vazhdimisht bashkëpunon me Qeverinë në diagnostikim dhe zhvillim të programeve”, tha Kun Dejvitse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori