Kumanovë, infektohen me coronvirus dy infermiere edhe pse e kishin kaluar më herët
Edhe nëse jeni shëruar, serish mund të infektoheni me virusin korona.
Se a mund të kthehet virusi, ndonëse njëherë e keni pasur, kjo zyrtarisht ende nuk është vërtetuar, por dy infermiere nga Spitali i Kumanovës, janë infektuar me Covid-19, edhe pse para dy muajve e kishin kaluar këtë virus. E kjo ka befasuar gjithë stafin shëndetësor.
“Njëra motër medicinale ka qenë e përfshirë në procesin e dhënies së plazmës dhe ne e kemi detektuar si pozitive. Motra tjetër e riinfektuar, respektivisht që ka rezultuar pozitiv ka pasur probleme shëndetësore dhe gjatë analizave tona, respektivisht gjatë testimit tonë vërtetuam se është pozitive”, tha Arif Latifi, drejtor i QSHP, Kumanovë.
Nga Reparti i Infektologjisë thonë se ende nuk dihet se a mund të ri-infektohen të gjithë personat dhe se a krijohet imunitet pasi të kalohet Covid-19. Nga atje nuk ka shpjegim se si ka ndodhur që dikujt t’i kthehet përsëri virusi në një periudhë kohore kaq të shkurtër.
“Ka pasur disa raste edhe në Kinë, që kanë prezantuar të njëjtën, por ende nuk mund të flasim për diçka të sigurt. Për shkak se shkenca ende nuk ka ardhur në konkluzione, edhe për simptomatologjinë e virusit, edhe për terapinë dhe për të gjitha doktrinat shëndetësore, për t’i barazuar duhet një kohë e gjatë, faktikisht deri sa të përcaktohet edhe vaksina apostafat, e cila duhet të jep një farë rezultati, dhe për këtë duhet të kalojë një kohë, së paku një vit”, tha Aliriza Osmani, reparti infektiv, Kumanovë.
Por a ka mundësi që të ketë ndodhur ndonjë gabim gjatë testimit të parë ose të dytë?
“Në mënyrë kategorike përjashtojmë se ka ndonjë gabim gjatë procesit të testimit, gjatë analizave të mostrave, apo ndonjë proces tjetër teknik”, tha Arif Latifi, QSHP Kumanovë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje tha se ka gjasa që kjo paraqitje të jetë ndonjë njëfarë mutacioni i virusit. Raste të tilla ka edhe nëpër vende tjera të Botës, por përse ndodh kjo, shkenca ende nuk mund ta shpjegojë saktë, shtoi Filipçe. Ndryshe kjo është hera e parë që nga paraqitja e koronavirusit në vendin tonë, që persona që e kanë kaluar koronën të infektohen përsëri./TV21/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles