LAJMI I FUNDIT:

Kumanovë, gjenden qen të ngordhur në qese

Kumanovë, gjenden qen të ngordhur në qese

Anëtarët të shoqatës për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” sot te policia e Kumanovës kanë paraqitur se në ish kazermën në lagjen “Karposh” ka qese me qen të ngordhur.

Nga SPB Kumanovë njoftojnë se ekipi i tyre është dërguar në terren dhe se ende zgjat këqyrja e vendit të ngjarjes, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga nga Sektori për mbikëqyrje në komunën e Kumanovës thonë tashmë kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe se kanë gjetur gjashtë qen të ngordhur.

“Për ngjarjen është njoftuar edhe Agjencia për ushqim dhe veterinari”, deklaroi Gordan Tanevski nga Sektori për mbikëqyrje inspektoriale./Telegrafi/