LAJMI I FUNDIT:

Kumanova me 281 raste aktive

Kumanova me 281 raste aktive

Qendra për Shëndet Publik Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 17 raste të reja me COVID-19.

“Të infekturait e rinj vijnë nga grupe tashmë të njohura. Ata thonë se kanë pasur kontakt me të sëmurë paraprak nga familjet dhe vendet e punës”, tha drejtori i QSHP-së, Arif Latifi.

Nga QSHP bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 74 pacientë të shëuruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në rajonin e Kumanovës dhe Likovës janë infektuar 1.513 pacientë ndërsa momentalisht ka 281 raste atkive./Telegrafi/