LAJMI I FUNDIT:

Kulusevski kishte zgjedhur numrin 44-të në të kaluarën shkaku i Adnan Januzajt, tash do ta bartë numrin 21

Kulusevski kishte zgjedhur numrin 44-të në të kaluarën shkaku i Adnan Januzajt, tash do ta bartë numrin 21

Nënshkrimi i ri i Tottenham Hotspur, Dejan Kulusevski, ka zgjedhur të veshë fanellën me numrin 21 te klubi i ri, por në të kaluarën e ka bartur numrin 44, sepse ‘idhulli’ i tij është ish-anësori i Manchester United, Adnan Januzaj.

Spurs prezantoi Kulusevskin në ditën e fundit dhe ai bashkohet në një marrëveshje fillestare 18-mujore huazimi nga Juventus, me një opsion për të blerë nga gjigantët e Serie A.

21-vjeçari ka veshur numrin 44 për Parman dhe Juventusin dhe sipas The Athletic, gjithçka i takon Januzajt.


Image Credit: Alamy

Kulusevski e pa Januzaj duke luajtur për United në një miqësore në Suedi kur ai ishte adoleshent dhe e idolizoi prej aty.

Januzaj u emërua në stol në ndeshjen e fundit të Sir Alex Ferguson si trajner i United në vitin 2013, kur ai ishte vetëm 18 vjeç.

Ai do të hynte në ekipin e parë sezonin e ardhshëm dhe do të nënshkroi një kontratë fitimprurëse te Manchester United.

Image Credit: Alamy

Megjithatë, pas kësaj, karriera e tij në Old Trafford filloi të dështonte pavarësisht se iu dha fanella me numrin 11.

Anësori nuk ishte i preferuar nga Louis van Gaal apo Jose Mourinho, duke kaluar kohë në huazim te Borussia Dortmund dhe Sunderland përpara se të bashkohej me Real Sociedad në një marrëveshje të përhershme në vitin 2017.

Kulusevski u shpall lojtari më i mirë i ri në Serie A në 19/20 përpara se të fitonte Kupën e Italisë në 20/21.

Image Credit: Alamy

Koha e tij e lojës ka qenë e kufizuar këtë sezon dhe ai ka luajtur vetëm tre herë në ligë.

Rodrigo Bentancur gjithashtu ka shkëmbyer Torinon me Londrën veriore dhe iu bashkua Spurs në një transferim të përhershëm.

24-vjeçarit i kishte skaduar kontrata në verë dhe skuadra e Antonio Contes e ka nënshkruar atë për një marrëveshje gjashtëvjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori