LAJMI I FUNDIT:

Kultivimi dhe përpunimi i bimëve mjekësore aromatike po krijon mundësi për punë fitimprurëse për gratë në Kosovë

Kultivimi dhe përpunimi i bimëve mjekësore aromatike po krijon mundësi për punë fitimprurëse për gratë në Kosovë

Në Kosovë ekziston një komunitet i madh i grave që punojnë në nënsektorin e bimëve mjekësore (BMA) dhe produkteve pyjore jo-drusore (PPJD), që vlerësohet në 62 për qind të numrit të përgjithshëm të punëtorëve. Edhe pse kryesisht ato si grumbulluese dhe kultivuese, me këtë veprimtari mirëqenia e grave është avancuar me kalimin e kohës, sidomos kur kemi parasysh mundësitë e kufizuara për punësim për gratë në zonat rurale. Po ashtu, kjo lloj pune ka kontribuar pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe të veprojnë si një komunitet ku mbështesin njëra-tjetrën.

Këto janë ndër gjetjet kryesore të raportit “Për t’u rritur kërkohet më shumë se sa thjesht rritja”.

Raporti tregon mundësi të reja për punë fitimprurëse dhe biznes për gratë në këtë nënsektor. Disa mundësi mund të realizohen në një të ardhme të afërt, si për shembull diversifikimi i produkteve apo rrjetëzimi jashtë vendit, ndërsa të tjera mund të arrihen me kalimin e kohës, si konvertimi në eksportuese direkte. Raporti është përgatitur nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.


Nënsektori i BMA-ve dhe PPJD-ve, si dhe bujqësia organike, janë shumë të rëndësishme për gratë, posaçërisht për gratë në zonat rurale që nuk posedojnë shumë tokë. Përfshirja në punë në këtë nënsektor u siguron atyre një mundësi për të akomoduar përgjegjësitë e punës dhe të shtëpisë dhe të fitojnë të ardhura, si edhe të angazhojnë pjesëtarët e tjerë të familjes në këtë aktivitet.

Raporti “Për t’u rritur kërkohet më shumë se sa thjesht rritja” është pjesë e mbështetjes së PPSE-së për nënsektorin e BMA-ve dhe PPJD-ve. Qëllimi i përgjithshëm është të kontribuojë në krijimin e më shumë të ardhurave dhe punësimit për gratë, veçanërisht për shkak të sfidave me të cilat u përballën gratë në zonat rurale në vitin 2020 për shkak të COVID-19. Ky nënsektor përfaqëson mundësi të pashembullta për gratë që zotërojnë biznese apo ferma të vogla, duke u siguruar atyre mundësi fitimprurëse në treg.

Raporti më tej kontribuon në fuqizimin e grave brenda nënsektorit, në zhvillimin e praktikave për përfshirje më të mirë të të gjitha grave, në përmirësimin e qasjes së grave në tregun e punës dhe ndihmon në zvogëlimin e barrierave. Në një shkallë më të gjerë, fuqizimi dhe përfshirja më e mirë e grave në nënsektorin BMA-ve dhe PPJD-ve i kontribuon agjendës transformuese gjinore për të gjithë shoqërinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Pushime luksoze dhe të përshtatshme e me çmime të lira, i gjeni vetëm në Eurokoha

Pushime luksoze dhe të përshtatshme e me çmime të lira, i gjeni vetëm në Eurokoha

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori