Kukësi pret Ramën me protesta

Nën thirrjet “Ik, ik, ik, ik” mbështetësit e opozitës në qytetin e Kukësit kanë nisur marshimin protestues.
Protesta e tyre vjen pak minuta para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama për të mbajtur takimin e radhës elektoral.
Qytetarët janë nisur në këmbë drejt aeroportit të Kukësit.
Aksioni i qytetarëve kuksianë ka ngritur në këmbë edhe policinë e qytetit, e cila është angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Gazetari i RTV Ora Ervin Mehmeti raporton se kordoni i policisë që qëndronte vetëm pak metra larg aeroportit të Kukësit është thyer dhe e lënduar ka mbetur një grua.
Sipas tij e lënduara është gruaja e martirit të demokracisë, Havzi Nela./Ora News/
Nga
Telegrafi
25/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































