Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Dulaman Gashit, veprimtar i çështjes kombëtare, arsimtar i përkushtuar dhe figurë e respektuar në komunën e Klinës.

Gashi, nga fshati Sferkë, ishte një atdhetar i njohur, i cili gjatë gjithë jetës së tij kontribuoi për të mirën e përgjithshme, me theks të veçantë në arsim dhe shërbim publik.


Ai shërbeu për vite me radhë si mësimdhënës dhe drejtor i shkollës fillore “Emin Duraku” në vendlindje.

Përveç angazhimit në arsim, Dulamani ishte edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Klinës, ku dha kontribut të vlefshëm në çështje me interes për komunitetin.

Familjarë, miq, ish-kolegë dhe nxënës të tij e kujtojnë me respekt si një njeri të urtë, të përkushtuar dhe të dashur, që la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të vendit dhe brezave të rinj./Telegrafi/