Pas 105 vjetësh, dalin në dritë kujtimet e një prej firmëtarëve dhe delegatit të Pavarësisë, Hajredin Bej Cakrani, për atë që ndodhi përpara dhe ditën e 28 nëntorit në Vlorë.
Këtë e bëri publike dje stërnipi i tij Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” te gazetari Roland Qafoku. Kujtim Cakrani tregoi se nuk kishte asnjë të dhënë se stërgjyshi kishte lënë kujtime dhe se historia nisi me interesimin e dokumenteve të pronësisë, por që në fakt zbuluan se Hajredin Cakrani kishte lënë kujtime voluminoze me detaje të hollësishme se si u shpall pavarësia, kush e organizoi, kush e shkroi proklamatën e deri te financimi i udhëtimit të Ismail Qemalit për në kancelaritë evropiane.
“Disa pasardhës të argatëve të Hajredin Cakranit kishin ruajtur sasi të mëdha letrash dhe dokumentesh të tij pasi ishin djegur dhe shkatërruar sarajet. Të bindur se aty kishte dokumente për prona, ata na i dorëzuan ne në vitin 2011 duke na thënë do Zoti dhe i merrnim një ditë të gjitha çifligjet. Duke i kontrolluar dhe verifikuar këtu dhe në Itali, më rezultoi se nuk kishim të bënim me dokumente pronësie, por me një gjë shumë herë më të rëndësishme. Ishin kujtime të stërgjyshit Hajredin bej Cakrani për periudhën e pavarësisë e edhe më pas, të qeverisjes së Vlorës, të kohës së princ Wiedit, e deri te mbretërimi i Zogut. Përballë një thesari shumë herë më të madh investova dhe i botova”, ka thënë ai.
Më poshtë është një pasazh nga këto kujtime si dhe një nga faqet origjinale të tyre.
SI E SHPALLËM PAVARËSINË
Nuk mund të firmosë e gjithë Vlora
Duhet të shihnin mandatet e të gjithë delegatëve e të caktonin nga të gjitha kazatë do qe e mira pa që mungojnë dihet se vaporrët e grekërve ngha deti dhe Vjosa që kishin dalë e kishin zënë Vlorën me një lak të madh. Grekërit përposh e serbët që erdh gjer në Durrës na i bënë më të nxirë sa më sbëhej. Ndaj plaku u ngut të ujdisnim mandatet si do që udhës ishin plot të tjerë që ioprit të vijin të bënin deklaratë sa më parë.
Më thanë se si më i madh do firmosja unë deklaratë, po unë i thashë se ti mbive në Vlorë dhe u trete e unë të firmos, jo svete kjo punë.
Ismail beu po na i thosh këto punë fill e për pe dhe se bëhej kjo punë o sot, o na mori lumi përgjithnjë.
Të gjithë miqtë tanë vlonjatë nuk donin të firmosnin se nuk do firmos gjithë Vlora de, na duhen gjithë nkazatë ti e di, më thosh që përjashta të më qetësojë im vëlla.
Zoti Luigj Gurakuqi e shkruajti deklaratën dhe fillum ta firmosmë. Nuk harruam që ato radhë ti shkrojim edhe në osmanisht se të parët që duhet ta mirrnin vesh ish Stambolli që sjemi më tok e kishim lënë shëndenë.
Edhe mua më erdhi radha e firmosa nën Zini Aganë…
Edhe sot më dridhet mishtë që ai sahat na foli ne dhe ataças të tretëshe për vatanë, stë vinte keq për vete më. Ishim shumë të gëzuar sa të rrënqethej mishtë, kur mileti i mbledhur përpara shtëpisë së Xhemil beut dhe gjithë ai kallaballëk i madh nëpër oda, shkallë e avlli ishin si mizë lisi. Pa në ballkonin e shtëpisë së Xhemil beut varnë një flamur që se ku e gjeti Ismail beu po q’ëish dhe konaku ku kish lerë. Përjashta u mbluadh mileti nga të gjithë kazatë, shihje aty me qylafë, fshaçe, me guna, allafrënga. Të tërë bërtitnin rroftë, rroftë për flamur a për plakun doemos se tërvit kur erdh në Vlorë, vlonjatë ja hoqnë kuajtë e ja ngritnë karrocën më krahë. Mileti ishin mizëri dhe bënin muhabet të gëzuar kush e kush duhet të ishte i parë në të rejat që vinin se sa telegram,e u dërguan etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës