“Ciao Berto” është showroom-i i parë në Kosovë me mobiljet dhe orenditë më trendi në vend. Kjo kompani ka njëherësh fabrikën më të madhe në rajon për prodhimin dhe fabrikimin e moblijeve.
Për një vizitë në fabrikën gjigante ishte finalisti i Big Brother VIP Kosova, Artan Thaçi, shoqëruar nga kamera e Telegrafit.
Ai pati rastin që të ndjek nga afër punimet që kryhen në fabrikë, për prodhimin e këtyre produkteve vendore me cilësi të lartë.
Në një bisedë për Telegrafin, ai tregoi përshtypjet e krijuara nga kjo vizitë.
“Shumë kënaqësi dhe privilegj për mua me qenë në ‘Ciao Berto’. Ishim në fabrikë dhe e pamë një super punë prej punëtorëve dhe definitivisht jam shumë i lumtur që edhe në Kosovë mund të shohësh një fabrikë me standarde evropiane, me punonjës shumë profesionistë edhe definitivisht materialet, puna që u pa aty, shihet që janë vërtet me një kualitet shumë të lartë Më vjen mirë që edhe në Kosovës mund të shkosh në një vend ku ti gjesh të gjitha produktet edhe defintivisht ia vlen gjithmonë që të vish dhe ta viziton ‘Ciao Berton’”, tha Artan Thaçi për Telegrafin.
Teksa u njoh nga afër me punëtorinë e ‘Ciao Berto’, Artani foli edhe për kolltukun që dizajnoi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Ai theksoi se kolltuku në fjalë është një dedikim në nderim të babait të tij të ndjerë, humoristit Rasim Thaqi – Cima, pasi e ka dizajnuar duke u bazuar në ngjyrat e rrobave të tij ikonike.
“Ne sa kemi qenë në Big Brother e kemi pasur një sfidë, që të krijojmë një kolltuk si vizatim, për ta vizatuar dhe dizajnuar vet. Dhe në moment mu kujtua si ide dhe thash ta provoj (se nuk është që jam një vizatues aq i mirë). Dhe ndërkohë e provova, doli interesant, e bëra ashtu me ngjyra tamam qysh i ka edhe babai ato teshat e humorit. Edhe ndërkohë si përfundim doli interesant, por me thënë të drejtën nuk është që e kam ditur se si po pritet nga jashtë. Realisht pas disa dite morëm vesh që si kolltuk ka dalë shumë bukur dhe është bërë si përzgjedhje prej ‘Ciao Bertos’ dhe është bërë një punim shumë i bukur prej anës së punëtorëve”, tha finalisti i BBVK.
Banori i cili në finalen e madhe rezultoi i katërti në renditje, u shpreh se pas rikthimit në shtëpi, u emocionua kur e pa kolltukun e dizajnuar prej tij, e që ishte jetësuar si orendi nga Ciao Berto.
“Kur e kam parë të them të drejtën i kam përjetuar dy ndjenja përnjëherë, sa edhe gëzim aq edhe emocion si një mërzi, si një përzierje ndjenjash. I lumtur shumë sepse është diçka që në familjen time prek goxha thellë, tash pasi veç ka mbaruar Big Brother edhe pasi jam në shtëpi, shpesh ulem në atë kolltuk edhe shikoj edhe jam tepër i lumtur. Është vërtet emocion i veçantë”, theksoi Artan Thaçi.
Shkurtimisht, Artani tregoi për Telegrafin edhe se si ka qenë në tërësi rrugëtimi i tij në Big Brother VIP Kosova.
“Eksperienca në Big Brother mund të them që ka qenë një prej më të mirave në jetën time. Kur kam hyrë brenda ka qenë shumë interesant, sepse shumë banorë edhe përnjëherë shumë informacione duke u munduar ta njoh secilin ma mirë. Mirëpo me kalimin e kohës që është edhe e pritshme të krijohen shumë debate edhe lloj-lloj sfida brenda, ka pasur normal mospajtime dhe hatër mbetje prej banorëve. Mirëpo në cilësi, unë e cilësoj si një rrugëtim timin shumë të mirë, shumë pozitiv, edhe kam mësuar shumë brenda edhe për veten time por edhe për banorët. Me përmbledh mund të them si një prej eksperiencave më të mira në jetën time”, përfundoi Thaçi.
Showroom-i i ‘Ciao Bertos’ gjendet me lokacion në magjistralen Prishtinë-Vushtrri, gjersa shumë prej produkteve të tyre janë të ekspozuara edhe në llogaritë zyrtare të kompanisë në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Linkedin dhe TikTok. /Telegrafi/
Fotografi të tjera nga vizita e Artan Thaçit në ‘Ciao Berto’:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A