"Kujta & Meri", unik për modën

Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Në skenën e modës jeni të pranishëm tashmë 37 vjet dhe në këtë rrugë keni pasur mjaft ekspozita dhe revy mode. Sa ka ndryshuar shprehja juaj kreative në raport me atë periudhë?Kreativitetit për fat të mirë lindë, nuk ndryshon, por vetëm zhvillohet. Kreativiteti është i dhunshëm nëse e pranojmë. Përderisa kemi dashuri dhe kurajo, rezultatet dhe sukseset nuk mungojnë. Ndryshimet tek K&M kanë ardhur hap pas hapi, pa imponime. Më punën tonë, i kemi ofruar audiencës që ta kuptojë stilin, ndërsa vlerësimet e tyre kanë rritë entuziazmin tonë për krijime të reja.
Si do ta përshkruanit ju modën të cilën e promovon “Kujta & Meri”?Stili që e promovon Kujta & Meri është elegancë dhe romantikë. Një stilist i vërtet sjell stil, e jo modë. Pra, stili mbahet në mend gjithë jetën. Jam i lumtur se kam talentin dhe kjo më bën të veçantë nga të tjerët, mbeten gjithmonë të vështira krijimet e mia për t'u kopjuar.
Sot, në përgjithësi, si edhe për industrinë e modës, janë kohë të vështira, mirëpo juve ju admirojnë në tregun e jashtëm? Kush janë blerësit në Milano, ku je keni dyqanet tuaja?Kriza globale është e përgjithshme, megjithatë ne kemi depërtuar në tregun evropian, pikërisht në momente krize. Ne, jemi të përzgjedhurit e shumë kompanive të mëdha në fusha të ndryshme të bizneseve. Falë menaxhimit të “TussCoss” në Milano, jemi futur tek emrat Vip dhe bashkëpunojmë me kompani filmike dhe afariste në Itali. Ne kemi ‘showroom’-in tonë në Milano, në Piazza Borromeo, afër qendrës Duomo ‘Alta Moda’.
Çka është me rëndësi për formimin e ndonjë stili të modës të ndonjë personi?Origjina e veshjeve ka rëndësi të madhe tek stili jetëgjatë. Për kaq vite traditë, veshje të panumërta, inspirohem tek stili ynë, sepse nuk dalim jashtë kornizave. Ndërsa, stilin e ndonjë personi, nuk e formon stilisti. Një femër me stil, nuk formohet nëse vetëm njëherë veshë fustan të ri nga K&M apo nga kushdoqoftë. Femra duhet të jetë me stil, ndërsa stilisti i ofron zgjedhjet dhe çdonjëra vesh atë që i përgjigjet stilit të saj. Ne mbajmë edhe takime konsultative rreth veshjeve kur dëshirojnë të gjejnë stilin e përshtatshëm dhe krijohen veshje të personalizuara.
A mund të na numëroni personat të cilët më së shumti ju inspirojnë (nga shumë aspekte të skenës artistike) dhe përse mu ata ju kanë inspiruar?Milano dhe Italia është inspirimi ynë; porsa të shkel këmba në atë vend, gjen inspirim ku të duash: vendet historike, pikturat e vjetra, muzetë me art të bollshëm dhe të pafund. Inspirimi lind gjatë komunikimit me një artiste italiane. Qëndrimi i një femre, prezantimi, si ushqehet, si falënderohen, si vlerëson…gjen inspirim dhe menjëherë atë femër e imagjinon se çfarë veshje i përgjigjet. Pra, kultura e një personi është inspirimi im i parë.
Sa është i shpeshtë kopjimi i disenjatorëve botërorë në skenën tonë të modës?Dizajnerët, tani kanë filluar të bëjnë hapat e parë në Kosovë. Por, një sugjerim: nëse nuk kanë talent të krijojnë stil të vetin, me kopjime nuk kanë vend askund në botë.
A keni pasur kritika negative dhe si i përballoni ato?Kritika negative për fat të keq nuk kam pasur asnjëherë, të paktën nga njerëzit që njohin dhe janë kritikë të modës. Historiani i njohur botëror, sidomos i artit dhe modës në Evropë, Stan de Hawk veshjet dhe stilin tonë e quajti shumë romantik, që duhet veshur në momente të lumtura dhe kur je i dashuruar. Dhe, Kujta & Meri, janë ndër 13 stilistët e tij më të preferuar. Pra, jemi futur në librin dhe studimin e tij të artit dhe modës.
Si e shihni karrierën tuaj në të ardhmen? Projektet që keni?Synimet tona afatshkurtra të kompanisë janë që të kalohet edhe në prodhimin serik të veshjeve që do të mbanin markën "Kujta&Meri, çka do të ndërkombëtarizonte prodhimet jo vetëm tek shtresat e larta, por edhe ato të mesme, duke ndërkombëtarizuar njëkohësisht edhe prodhimet "Made in Kosova".
Po tani me çfarë po merreni?Me punë dhe vetëm punë; ide të reja. Mua më njohin si njeri i vështirë në punë dhe që s'ma mbush syrin e kaltër askush. Unë nuk jam i tillë, por sytë e mi shohin precizitet, por edhe shohin ndryshe. Milimetrat, njeriut mund t'ia them pa e matur fare, pra s'kam si t'i mashtroj veten me gjëra absolute, që më dhembin sytë kur i shikoj. Jemi shumë aktiv në showroomin tonë në Prishtinë, poashtu në Gjakovë dhe Milano. Kemi shumë plane; të jemi shëndosh dhe do t'i arrijmë të gjitha pastaj. /Telegrafi/
















































