LAJMI I FUNDIT:

Kujt i flet Ben Blushi?

Kujt i flet Ben Blushi?

Libri më i fundit në treg, një libër eseistik i Ben Blushit, ka gjasa të rrokë një debat jo të vogël publik për shkak edhe të temave për të cilat autori ka tentuar të mos i lërë në heshtje. Blushi ka guxuar të prekë hapur çështjen e pushtimit politik nga një klasë biznesi që përmes parasë tenton të përkulë gjithë kurajën e shqiptarëve, duke mbyllur edhe shtegun më të preferuar të shqiptarëve, atë të integrimit. Madje, sipas tij, këta “nënprefektë”, siç i cilëson ai, janë aq të fortë sa mund të financojnë dështimin e politikës me qëllim vonimin e integrimit.

Mirëpo, duke ditur statusin politik dhe shoqëror të autorit, gjithkush ka të drejtë të pyesë: Kujt i drejtohet Ben Blushi? Sepse ai është person që ka një peshë politike jo të vogël në një parti që është në mazhorancë, madje në një mazhorancë që ka vota për të ndërmarrë çdo lloj reforme.


Ndërkaq, ai është pjesë e një ekipi që ka premtuar një politikë të re. Është nga ata debatues që është mbajtur mend për lëvizjen ndryshe brenda partisë, si dhe një qasje të ndryshme për publikun edhe kur ka qenë në opozitë. Por përse tani po përdor publikun për idetë e tij?

E, kur ai i drejtohet publikut pa konsumuar më parë foltoren e Kuvendit apo forumet e partisë për ide që janë shqetësim jo i vogël qytetar, gjithkush ka të drejtë të mendojë në rastin më të mirë se kërkon mbështetje të opinionit të rivendosë figurën e tij politike në qendër të vendimmarrjes së mazhorancës, ose në rastin më të keq, të nisë të dyshojë se Blushi nuk u beson më këtyre forumeve për të sjellë ndryshimin. Por, nëse është kjo e dyta, që një penë e stërvitur dhe një person që njeh komunikimin të shkojë direkt në pushtetin e katërt, ndërkohë që mundet të shfrytëzojë dy pushtetet më të rëndësishme, Legjislativin dhe Ekzekutivin, atëherë do të ishte një kambanë e frikshme për drejtimin që ka marrë mazhoranca, që nuk përfill diskutimin e ideve kaq të rëndësishme, siç është debatimi mbi të ardhmen e klasave shoqërore, e betejës mes politikës reale dhe politikës së dominuar nga interesat personale.

Në respekt të votës, si dhe një figurë që ka qenë dominuese në personazhet e PS-së për ardhjen në pushtet, Ben Blushi më së pari duhet të shmangë veten nga një person që paguhet në Kuvend dhe ushtrohet në media. Shqiptarët nuk besojnë se kanë luksin të votojnë dikë që të marrë pagën si deputet e të kalojë kohën me romane apo përsiatje filozofike. Ai ka shansin, si shumë pak të tjerë që mund të jenë të aftë të mendojnë, që idetë e tij t’i thotë pikërisht përpara atyre që marrin vendime, që kanë në dorë t’u presin rrugën “nënprefektëve”, që të bëjë të mundur që të kurajojë më së paku partinë e tij që të mos përkulet përballë presionit normal që do të bënin në sistemin tonë grupet e interesit.

Mirëpo Blushi ka vendosur të flasë gabimisht, sepse ka vendosur këtë herë t’i drejtohet publikut e jo vendimmarrjes ku bën pjesë. Mund të jetë protagonizëm apo mund të jetë nevojë për t’u distancuar nga një nivel politik që ai nuk e përfill, këtë i takon Blushit ta shpjegojë. Atyre që duhet t’ua thoshte nuk ua ka thënë. I është drejtuar publikut, që ka në dorë një herë në katër vjet të flasë me votë, ose të protestojë.

Në këtë aspekt duket se Blushi publicist është thjesht një ndihmës i Blushit shkrimtar. Po të shohësh me kujdes, ai prek jo pak edhe debatin më të fundit me myslimanët, duke hedhur në treg edhe ruajtjen nga ajo që e cilëson si inkurajim i ardhshëm i partive me tendencë fetare – një ide kjo që më së shumti fle në prozën e tij. Por nëse për prozën mund të kemi kritikë estetike, konceptuale, emocionale, për qëndrimet e tij eseistike duhet ta pyesim: Kujt po i flet deputeti Blushi? Nëse ai është dorëzuar për të ndryshuar brenda institucioneve ku bën pjesë e është votuar për të përfaqësuar, çfarë duhet të bëjnë qytetarët e thjeshtë?

(Marrë nga: Panorama)

Në trend

Më shumë
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Butrint Imeri i paguan gjobën fansit që u dënua nga policia duke dëgjuar një nga këngët e tij

Butrint Imeri i paguan gjobën fansit që u dënua nga policia duke dëgjuar një nga këngët e tij

Magazina
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"

Politikë
Kalo në kategori