LAJMI I FUNDIT:

Kujdes gjoksin derisa ushtroni

Kujdes gjoksin derisa ushtroni

Ju lumtë, keni filluar ushtrimet… Shkëlqyeshëm, urime, por çfarë lloj sytjenash vishni në stërvitje: dantellat shkojnë lart?!

Mos i “terrorizoni” gjinjtë tuaj ndërsa përpiqeni të rregulloni trupin tuaj, kjo është mënyra se si të zgjidhni sytjena të duhur, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.


● Nëse nuk dëshironi të hiqni dorë nga sytjenat me tel, patjetër sigurohuni a ju rri mirë teli në formën e madhësisë së gjinjve tuaj. Dhe, kujdes, fjala është për milimetra. Nuk bën të ndieni as lëvizje as fërkime që mund t’ju shkaktojnë kallo.

● Madhësia e shportave duhet të përputhet me madhësinë e gjinjve, nëse ato janë më të mëdha ose më të vogla, vetëm do t’ju dëmtojë. Madhësia e duhur siguron mbështetjen e duhur.

● Ne e dimë që nuk janë gjëja më seksi në botë, por provoni sytjena sportive. Bëni disa lëvizje dhe sigurohuni që gjinjtë tuaj të mos jenë plotësisht të shtrënguar.

Më së shumti gjinjve u nevojiten kujdesi dhe shprehitë e përditshme, të cilat patjetër duhet të bëhen pjesë e jetës dhe e kujdesit për tërë trupin. Dhe, gjëja e parë që duhet të bëni, është që të qëndroni drejt!

Pas dushit apo larjes (kurrë me ujë shumë të ngrohtë!), fshijini gjoksin dhe bëjini masazh me kremra speciale me përbërës të domosdoshëm për lagështinë e lëkurës, e cila ndihmon ruajtjen e elasticitetit, pastaj eliminon efektet e dëmshme të radikaleve të lira.

Efekt të shkëlqyeshëm do të arrini me përdorimin e gjelit për forcimin dhe kujdesin e gjinjve. /Telegrafi/