Kufizimet për hyrje në Mal të Zi nuk vlejnë për banorët e Maqedonisë së Veriut

Mali i Zi ka njoftuar se hyrja e qytetarëve të rajonit në këtë vend mbetet i pakushtëzuar dhe se në kufijtë malazez nuk kërkohet asnjë dokument që lidhet me pandeminë, përfshirë testin e koronavirusit apo certifikatën e vaksinimit.
Hyrja e pakushtëzuar vlen për banorët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe për qytetarët malazez që udhëtojnë nga këto vende.
Më herët Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës, në faqen e saj në Facebook ka njoftuar për vendimin e Malit të Zi duke thënë se “për të hyrë në Malin e Zi secili qytetar duhet të ketë me vete një nga katër provat, dëshmi të vaksinimit, testin negative apo atë antigjen”. Kjo Qendër nuk kishte sqaruar në njoftimin e saj se ky rregull nuk vlen për qytetarët e Kosovës. Postimi më pas është fshirë nga faqja e këtij institucioni.
Në fakt sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, kufizimet në qarkullim vlejnë për të gjitha vendet tjera, përveç atyre të rajonit ku përfshihet edhe Kosova.
“Nëse një person nuk ka asnjë nga këto katër dëshmi (vaksinimin me një ose të dyja dozat, një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se e ka kaluar COVID-19 ose një test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë), ai dërgohet në një izolim katërmbëdhjetë ditor që mund të përfundojë pas ditës së gjashtë të hyrjes në Mal të Zi përmes një testi PCR negativ”, tha drejtori i Institutit, Igor Galiq.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 24 gusht.
Galiq tha se situata epidemiologjike në Mal të Zi po përkeqësohet dhe kërkon masa shtesë.
Më 19 gusht, Mali i Zi regjistroi 532 të infektuar me koronavirus, dhe pesë viktima.
E pyetur nga gazetarët për arsyen e përjashtimit të vendeve të rajonit nga masa e kufizimit të hyrjes në Malin e Zi, ministrja e Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Millena Lipovina Bozhoviq tha se aktualisht nuk ka rrezik epidemiologjik nga ato vende si dhe, sipas saj, përfitimi ekonomik i një vendimi të tillë është i madh për shkak të sezonit turistik.
“Pa një ekuilibër midis shëndetit dhe ekonomisë, nuk ka as shëndet dhe as ekonomi”, tha Bozhoviq, duke shtuar se Mali i Zi nuk mund të përballojë edhe një tjetër sezon turistik nën izolim të plotë.
Masat e reja, që përfshijnë edhe disa kufizime brenda Malit të Zi janë të vlefshme deri më 10 shtator.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania