LAJMI I FUNDIT:

Kuajt më të rrezikshëm në botë: Kushtojini vëmendje, sepse kjo është treshja “vrasëse”

Kuajt më të rrezikshëm në botë: Kushtojini vëmendje, sepse kjo është treshja “vrasëse”
Pinterest

Pavarësisht nga raca që i përket, çdo kalë mund të jetë i rrezikshëm

Këto kafshë kanë qenë shpesh pre në natyrë, prandaj kanë zhvilluar një instinkt të pagabueshëm dhe mund të sulmojnë sa herë që ndihen të kërcënuar.


Disa kuaj shfaqin sjellje agresive që i atribuohen temperamentit, stërvitjes ose instinktit.

Edhe kali juaj, i cili është i zbutur, ndonjëherë tregon një temperament më të gjallë, transmeton Telegrafi.

Po kuajt që u përkasin racave më të rrezikshme në botë?

Ata janë të vështirë për t’u parashikuar dhe të rrezikshëm, ndaj është mirë të mos u afroheni.

Në vijim po flasim për treshen “vrasëse”, racat e kuajve që konsiderohen si më të rrezikshmet në botë.

Kali Przewalski

Foto: Wuwei Endangered Species Breeding Centre

Kjo është raca e vetme e kuajve që konsiderohen krejtësisht e egër. Mongolët i quajnë Takhi, ka pak prej tyre dhe mund të zhduken lehtësisht.

Megjithatë, përpjekjet për t’i ruajtur ishin të suksesshme, kështu që vlerësohet se deri më tani rreth 1.900 kokë të Przewalski bredhin nëpër rezervatet natyrore dhe jetojnë në kopshte zoologjike. Przevalski nuk është një kalë për të hipur apo për të performuar.

Mustang

GettyImages

Mustangu është i famshëm në pjesët perëndimore të SHBA-së. Paraardhësit e tij janë kuajt iberikë të sjellë nga kolonizatorët spanjollë dhe që atëherë ata janë kryqëzuar me raca të tjera.

Rregullat e vendosura për shkak të mustangëve ndalojnë prekjen, shqetësimin dhe ushqyerjen e këtyre kuajve. Për shkak të natyrës së tyre të egër, këshillohet një distancë e caktuar për të gjithë ata që dëshirojnë t’i vëzhgojnë në rezervate.

Mustangu e konsideron njeriun si armik dhe hyrja në territorin e saj mund të të futë në telashe të mëdha. Janë regjistruar raste të sulmeve me mustang ndaj njerëzve, sepse kuajt mendonin se po u vidhnin pelat. Përveçse armiqësor ndaj njerëzve, mustangu është edhe një kërcënim për mjedisin nëse mbipopullohet, ndaj nuk duhet lënë pa mbikëqyrje.

Brumby

shutterstock

Kjo është një racë kuajsh australian nga shekulli i 18-të. Janë të rrezikshëm dhe pushtues. Bredhin lirshëm në zona me popullsi të rrallë si Queensland dhe pjesët veriore të Australisë.

SHBA-të nuk lejuan kryqëzimin e racave të tjera me mustangun, ndërkohë që nuk kishte kufizime të tilla për Australinë, kështu që numri i tyre u rrit ndjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Këshilla dhe ide
Ujori: Horoskopi vjetor për 2024

Ujori: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori