Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, i cili transmetohet çdo të shtunë në ora 17:10 në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit, i ftuar është drejtori sportiv i Prishtinës së Re, Sami Boroci.

Në një rrëfim të veçantë dhe plot dinamizëm, Boroci tregoi për rrugëtimin e tij të pazakontë në futboll, por edhe në temat aktuale, siç është ajo me Prishtinën e Re që u inkuadrua në elitën e futbollit kosovar dhe ku do t’i luajë ndeshjet.


“Problemi ynë më i madhi gjithmonë ka qenë stadiumi. Për shkak stadiumit nuk kemi arritur të bëjë kushte për akademi edhe për ekipin e parë”, rrëfen Boroci në “Arena e Yjeve”.

“Kushtet që t’i ofron Flamurtari duhet të operosh në ato. Nuk mundesh me bo drekën për lojtar, por ne kemi plane gradualisht që të bëjmë mëngjesin për lojtarë, pastaj stërvitjet, drekën, një nivel tjetër”.

“Tash, stadiumi është në fazën finale dhe përfundon së shpejti, pjesa e zhveshtores dhe fushës është kry, tash fillon pjesa e tribunës...”, rrëfen më tej drejtori sportiv i Prishtinës së Re.

Ky podcast nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app