Pas largimit të përkohshëm nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4, rikthimi i Labinotit nuk kaloi pa u vënë re.

Ai zgjodhi një mënyrë krejtësisht të papritur për t’u shfaqur sërish para banorëve.


Teksa Londrimi u afrua për të parë se çfarë po ndodhte në një nga hapësirat e shtëpisë, nga vendi ku ishte fshehur doli papritur Labi, duke e frikësuar atë.

BBVK/YouTube

Reagimi i Londrimit ishte i menjëhershëm, ndërsa momenti shkaktoi habi dhe të qeshura mes banorëve të tjerë.

Pas këtij momenti, Dolce iu drejtua Labit me një dozë të humorit: “Ku ishe fshehur? Shiko se çfarë je bërë, krejt qime".

Shumë komentues në rrjet u shprehën se kjo strategji ishte parë më herët në edicione të tjera të Big Brother, dhe disa banorë sugjeruan se kjo nuk ishte një lojë e fortë nga ana e Labit.

Momenti, megjithatë, krijoi një atmosferë të veçantë dhe qesharake në shtëpi, duke rikthyer vëmendjen e të gjithëve mbi të. /Telegrafi/