Hyseni ishte martuar dy herë, por fëmijë nuk i kishte fal Zoti. Punët i ecnin mirë në të gjitha anët. Pasuri pafund kishte bërë së bashku me dy gratë punëtore. Dukej sikur nuk mërzitej pse nuk ka ndonjë fëmijë, ndërsa vitet kalonin. Kishte ndërtuar edhe kullë të re guri dhe qëndisur me daltë. Mikpritja e tij ishte bërë e njohur larg fshatit. Oda e Hysenit kishte dy hyrje. Një derë nga rruga, ndërsa tjetrën nga korridori që lidhej me oborr.
Të rralla ishin ato kulla si ajo e Hysenit që e kishte ndërtuar për qejf. Të gjitha muret e brendshme të odës ishin veshur me dru të latuar me brisk. Secilit që hynte, një herë në atë odë, i mbushej mendja sikur të kishte hyrë në një kopsht me lule. Sa kush që shihte një herë atë odë, dilte me merak të kthehej edhe një herë tjetër aty. Miq të afërt e të largët, të njohur e të panjohur, përherë kishin gjet konak me shumë bujari në odën e Hysenit.
Largësia me Rrafshin, malësoret e Pas Bjeshkës i kushtëzonte që me karvanët e tyre, këtë rrugë ta marrin zakonisht një herë në vit.
Mysafirët e largët me kohë dallonin ato kulla ku mund të thërrisnin e ku do t’ua hapnin derën.
Oda e Hysenit ishte bërë derë e njohur bujarie edhe shumë larg fshatit. Një herë në vit, andej kalonte karvani i kuajve ngarkuar me kaca e tinar druri nga Peshteri, ose siç e quanin zakonisht këta të Rrafshit, nga Pas Bjeshka.
Hysenit po i kalonte mosha pa e hapur kurrë bisedën për një martesë të tretë. Bashkë me dy gratë, duke punuar natë e ditë, ndoshta i mbetej pak kohë për të paramenduar fëmijët duke lozur në oborr.
Askush nga miqtë e të afërmit akoma nuk kishte gjetur forcë për ta hapur këtë bisede duke menduar në mos do ta lëndonin Hysenin dhe ai mund të prekej..
Nuk ia kishte hapur askush muhabetin për t’u martuar edhe për të tretën herë, deri atë natë, kur në orët e vona dikush trokiti në derë të tij.
Ishte një karvan i vonë me tre njerëz e tre kuaj.
Me karvanin, duket kishte ardhur edhe fati i Hysenit!
Mysafirët e vonë, Hyseni i priti e i rehatoi zemërhapur. Edhe kuajt i rehatoi në ahur. Burrat e karvanit ishin mësuar se kur mysafiri troket vonë në derë të dikujt, po të jetë i uritur, duhet të tregojë e të mos mbetet pa ngrënë deri në mëngjes. Zakonisht ata merrnin bukë me veti për çdo rast. I diktoi mirë Hyseni se mysafirët janë unt. Për dy gratë e Hysenit nuk ishte risi të shtronin darkë edhe në orët e vona. Një kaçamak special shtroi për mysafirë.
Bisedat pas darke u thelluan. Besi që ishte më i vjetër nga burrat e karvanit, pyeti Hysenin shumëçka. Dikur, me kujdes, vendosi ta pyeste të zotin e shtëpisë edhe për fëmijë. Mysafirët, duke mos parë ndonjë të ri në odë, mendja u shkonte se ky zot shtëpie mund të ketë edhe ndonjë dert tjetër që e brenë, por që nuk ia thotë gjithkujt.
– A ke fëmijë e pyeti Besi, Hysenin ?
– Jo, tha Hyseni me njëfarë zëri të shterur. Nuk kam as vajzë as djalë! Me këtë përgjigje sikur donte t’i thoshte mysafirit së do t’i mjaftonte ta kishte së paku një fëmijë e të mos zgjaste bisedën më shumë për këtë temë.
– Nuk po të pyes sa vjet ke, vazhdoi Besi.
– Po shoh se akoma dukesh mirë me shëndet. Sonte do të kisha hapur një muhabet, por nuk kemi qenë asnjëherë në këtë odë, e po më vjen keq të flas edhe diçka.
Hyseni, siç ishte gjithmonë i qetë e mikpritës i dha leje Besit për të fol pa hala.
– Jemi në odën tuaj e na ke pritur mirë. Po ndihemi të lirë si në shtëpinë tonë, por hapja e një muhabeti siç është puna për një grua të tretë, mendova se mos po të mbetet hatri, foli Besi.
– More, hatri nuk më mbetet fare, por i kam dy gra punëtore, që nuk më lenë vetëm asnjëherë, në çdo hap, e në çdo punë, por ia qe zoti ka dashur që të mos kemi fëmijë me asnjërën.
– Pa na thuaj o mik, si mund t’ia bëjmë kësaj pune, e nuk del asgjë e keqe!
– Na jemi familje e madhe atje Pas Bjeshke, siç i thoni ju, vazhdoi të fliste Besi. Kemi edhe vajza të rritura, e besa disave u ka kaluar goxha koha për martesë. Po mendojmë t’i themi njërës për ty, nëse pranon ti dhe ajo.
– Po, sa vjet ka ajo vajzë, pyeti Hyseni?
– Nja tridhjetë e fiu, po se po. E shëndoshë e punëtore është ajo. Ndoshta do mund të kishit ndonjë fëmijë. Ndoshta ajo është edhe fati yt që të ka pritur deri sot?
Besi u mat disa herë me gjysmë fryme dhe më në fund i tha Hysenit shkurt;
– A do ta kishe pranuar edhe një nuse me ta sjell na nga Mbas Bjeshka?!
Hyseni këtë pyetje nuk e kishte pritur, por që mysafirët nuk i ndërpreu që ta thonë fjalën e tyre deri në fund.
Besi vazhdoi të flas.
– Po ndoshta nuk më pranon ajo, pasi tash i kam gjashtëdhjetë vjet more burrë, shtoi më pak humor Hyseni!
– As nuk bëhet fjalë për ndonjë pengesë nga ana jonë tha Besi. Ne kemi dëshirë që kjo familje të rritet e të shtohet me fëmijë, me djem e vajza të shëndoshë.
Pastaj, me njëfarë buzëqeshje të ndrydhur, vazhdoi!
– Kështu edhe na që kthejmë këndej ndonjëherë, do ta kishim edhe një konak të mirë të miku i tashëm e i ardhshëm.
– Po mirë more burra, do t’i pyes edhe dy gratë, tha Hyseni.
Burrat e karvanit as që kishin menduar se Hyseni edhe pyet dikën për ndonjë punë, e aq më pak që do të pyeste për të marr pëlqimin për martesë nga dy gratë që kishte.
Hyseni doli për pak nga oda dhe shkoi në shtëpinë e gatimit ku zakonisht rrinin gratë. I pyeti shtruar ato!
– A jeni dakord që unë të marr edhe një grua? Dy gratë e tij njëzëri i thanë: të vendoste vet .
Hyseni, sapo u kthye në odë, pa zgjatur shumë fjalë, tha; nëse pranon vajza, mund ta sillni herën tjetër kur vjen serish karvani.
Ashtu u morën vesh. Ashtu edhe bënë.
Gjashtë muaj më vonë, karvani solli vashën nga Pas Bjeshka.
Vashën me emrin Selë e sollën po ata burra që kishin ardhur bashkë, atë ditë qe ishte hapur biseda për nusen e tretë të Hysenit.
Sela ishte një vashë e bukur, shtatgjatë, me flokë të bardha e sy bojë qielli.
– Në lëndinën para hyrjes në oborr të Hysenit, po qëndronin katër kuaj ngarkuar me kaca dhe bashkë me ta kali i pestë me nusen. Burrat zbriten një nga një nga kuajt.
Besi, ai që e kishte hapur muhabetin e martesës se Hysenit me gruan e tretë, sapo zbriti nga kali, thirri me zë dhëndrin.
– Eja dhëndër! Merre nusen e zbrite nga kali!
Hyseni u shtang për pak. Dukej sikur nuk po i besonte vetës se mund ta mbante pezull nusen për ta zbritur nga kali?!
– Po më vjen keq nga ju ta mbaj nusen në duar! – tha me njëfarë ndrojtje Hyseni. Pastaj iu drejtua Besit.
– Eja Bes miku! Zbrite ti bijën tuaj!
Besi, ashtu siç ishte i gjatë e i zhvilluar si një ari i bardhë, rroku nuses me te dyja duart dhe e solli ngryk deri në derë të shtëpisë.
U bë një hallakamë e vogël gëzimi. Pas urimit të dhëndrit dhe nuses, dukej sikur të gjithëve u mungonin fjalët për të vazhduar bisedat miqësore në odë. Kush do rrinte në odë e kush po hynte dhëndër për të tretën herë?
Pas darkës me shumë të mira, Hyseni gjashtëdhjetëvjeçar hyri dhëndër për të tretën herë me një vajzë të pamartuar.
Sela polli gjashtë djem e një vajzë një pas një. Hyseni me kohë la punët e fushës dhe më shumë qëndronte afër shtëpisë dhe në odë, duke pritur e përcjellë miq e mysafirë. Nga martesa e tretë e Hysenit u bë një lagje e tërë me burra të zotë e punëtorë. Sela jetoi edhe shumë vite pas vdekjes së Hysenit. Priti të martonte të gjashtë djemtë dhe vajzën. Ajo nuk e pa më as familjen as vendlindjen. Karvani që solli Selen, më nuk u kthye rrugës së njohur, por zgjodhi tjetër udhë. Një veprim i tillë kishte prapavijë. Thuhej se nusja tash duhet të mësohet në familjen e saj të re. “Ku hiqet duvaku mbetet meraku!” (popullore)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët