Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të diel

Kjo e diel parashikohet me vranësira mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e vranësira fare të pakta.
Temperaturat maksimale shkojnë në 24 gradë celsius në zonat e ulëta dhe qendrore ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 13-14 gradë celsius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e pare të ditës, më pas intensiteti i erës bie 1-6m/sek.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore në pjesën e parë të ditës era fiton shpejtësi 10-18 m/sek më pas intensiteti i erës bie në10-13m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë. /tch/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































