Kthejani qetësinë Lasgushit, kthejani pronën Eseninit shqiptar, gëzoni trashëgimtarët e tij
![Kthejani qetësinë Lasgushit, kthejani pronën Eseninit shqiptar, gëzoni trashëgimtarët e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/Besim-Ndregjoni-e1503071557331-780x439.jpg)
Besim Ndregjoni
Në fillim të muajt gusht ndodhesha me pushime në Pogradec, në qytetin e Mitrushit e të Lasgushit, ku perla e mrekullueshme hyjnore, liqeni, i jep këtij qyteti madhështinë e bukurinë natyrore me pamjen e magjishme që do ta kishte lakmi çdo krahinë apo qytet në botë. Po shëtisja me miqtë e mi pogradecar ish-të përndjekur politikë dhe rastësisht përjetova një debat në mes dy rojeve të një lokal-hoteli dhe dy zonjave të nderuara, bijat e poetit të madh lirikut të pazëvendësueshëm shqiptar me përmasa botërore, Lasgush Poradecit.
Godina ishte në tokën e Lasgushit të madh, e ndërtuar mbas viteve 90, e përkrahur nga pushtetet politike, rojet nuk u jepnin të drejtë zonjave të parkonin makinën në pronën e tyre, të trashëguar brez mbas brezi. Debati ishte sa qesharak dhe aq tragjik. Ata që kishin ndërtuar godinën në tokën e Lasgushit, nuk lejonin pronaret e ligjshme të pushonin në pronën e tyre. Ata që kishin përkrahjen e mafies pushtetare, silleshin me zonjat e nderuara si xhelatë, duke u mohuar qëndrimin në pronën e ligjshme. Duke dëgjuar këtë debat në mes pronareve të ligjshëm dhe mbrojtësve të hotelit të pa ligjshëm, mendja të shkonte larg në kohë, kur barbarët komunistë, në vitet 1944-1990 i nxirrnin pronarët nga pronat e tyre dhe i degdisnin rrugëve të Shqipërisë si muhaxhirë.
Viktimat e pafajshme ishin bijat e Lasgushit, poseduese të kësaj prone. Kurse mafia e pushtetit sillet si padrone ndaj këtyre viktimave që si qytetare të dërmuara nga sorollatja nëpër gjyqe për 27 vjet, nuk janë në gjendje të gëzojnë pronën. Këto viktima të diktaturës dje dhe të “demokracisë” sot , kanë një emër, janë pronarët e ligjshëm, z. Kryeministër, janë Maria, dhe Konstandina, dy bijat e poetit Llazi Gusho, Lasgushit të pavdekshëm. Janë qytetare dhe pronare në qytetin e tyre. Lasgushi i madh i poezisë shqipe dje në diktaturë, përbuzej nga regjimi, që s’i thurte lavde komunizmit.
Sot vajzat e Lasgushit, z. Kryeministër, e shohin veten të përbuzura, e shohin veten si “lecka të hedhura poshtë” nga ata që nuk pranojnë të trazohen nga tregimet e tyre-histori të kaluara, që u kujtojnë pushtetarëve karrierën gjatë regjimit komunistë. Në Pogradec tregonin se turizmin e kishte pronë një ish-ministër Finance i pushtetit aktual, disa hotele janë të ish-ministrit të Brendshëm, po të kësaj qeverie, vilat në Hudenisht janë të filan deputeti të majtë në Parlamentin e tanishëm shqiptar etj. Dhe asnjë pronar i ligjshëm në Pogradec nuk kishte një vilë apo një hotel. Para ndërgjegjeve të këtilla ne ballafaqohemi nga një rrezik vdeksor: Ringjallja e diktaturës me një maskë të re.
Pronarët shqiptarë dje në kondita ekstreme mbrojtën të drejtën, të vërteten, njerëzoren dhe nderin e kombit shqiptar. Padrejtësia në këtë vend, z. Kryeministër, është kthyer në formën ma të keqe të sundimit duke hedhur mbi vete mantelin e “demokracisë”.
Kohët kanë ndryshuar, sistemet diktatoriale e politike shkojnë e vijnë, por pronarët të përndjekur me karakter dhe koncepti i tyre njerëzor janë vlera të përhershme. “Prezenca e së keqes” në shoqërinë shqiptare do të përfundojë në mënyrë të paevitueshme në korruptimin e plotë të atyre që sundojnë ose në revoltën e atyre që persekutohen. Është bërë zakon në Shqipëri që për të mbuluar të vërtetën, qeveritarët akuzohen si “shfrytëzues” e “parazitë”, sepse shumë prej tyre kërkojnë dhe marrin pasurinë dhe pronat e sekuestruara pa të drejtë nga regjimi diktatorial.
Në Kushtetutën Amerikane gjinden tri fjalë që përcaktojnë filozofinë e themeluesve të kësaj demokracie të madhe: liria, jeta dhe kërkim për lumturi (life, liberty and the pursuit of happiness). Në thelb, koncepti i pronës private kishte aq rëndësi sa edhe jeta dhe liria. “Prona private“ (the private property) është diçka që i takon vetëm pronarit të ligjshëm, do të thotë një e drejtë ekskluzive për ta gëzuar në kuptimin më të gjerë të fjalës, çdo gjë që ka një çmim ose një interes e konsiderohet kryesisht si burim pasurie.
Prona private është burimi i të ardhurave që i shërbejnë plotësimit e nevojave materiale e kulturore vetjake e familjare. Një gjendje e këtillë e bën pronarin e lirë e të pavarur nga shteti, i pavarur në një shoqëri ku sundon ligji, individi quhet qytetar i lire. Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri koncepti i pronës ndryshoi rrënjësisht, ajo u përcaktua si “diçka që është në përputhje me parimet e një shoqërie që i përgjigjet kërkesave të moralit komunist”. Kjo donte të thoshte pasuri shtetërore, kooperativiste dhe jo private. Natyrisht pronarët e kundërshtuan dhe përfunduan në burgje dhe kampe përqendrimi. Kështu jetoi Shqipëria 45 vjet diktaturë.
Por, absurditeti i një zhvillimi të këtillë shfaqet sot kur sistemi komunist është përmbys dhe metodat e tija vazhdojnë të aplikohen nga qeveritarë të indoktrinuar që refuzojnë të pranojnë kuptimin e mirëfilltë të pronës private: jetë të lirë e të pavarur nga “shteti”. Është absurde kur shihen sot viktimat e regjimit komunistë ish-pronarë të sillen vërdallë zyrë në zyrë e gjykatë në gjykatë për pasurinë e trashëguar dhe sorollaten përpara një administrate shurdh –memece që sundon këtë vend, dhe jo nga “shërbestarë” e demokracisë të shoqërisë së lirë.
Z. Kryeministër, kthejani qetësinë Lasgushit në botën e amshuar, kthejani pronën Eseninit shqiptar dhe gëzoni bijat e tij duke iu dhënë pronën e tyre. Abrogoje ligjin famëkeq 7501 dhe atëherë do të ndërtoni shtet, shtet të së drejtës. Mos abrogimin i këtij ligji dhe mos kthimi i pronës tek i zoti është një kambanë dhe paralajmërim për të gjithë ata që sot heshtin e qëndrojnë indiferent. Koha do ta tregojë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kemi.jpg)
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi
![Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image00001-scaled-1-780x439.jpeg)
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë
![Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BEB21.jpg)
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records
![Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi