Kthehen në Kosovë edhe dy pushtues të Everestit

Alpinistët kosovarë, Nazmi Hasanramaj e Arineta Mula, janë kthyer nga ekspedita ku prekën pikën e majës më të lartë në botë - Everestin.
Ata thanë se gjatë rrugës patën shumë vështirës, por u shprehën shumë krenarë qe ia dolën t’i shkelin Himalajet.
Dyshja alpiniste thanë po ashtu se ekspedita të tilla do të vazhdojnë në gjithë botën, pasi një gjë e tillë është një promovim i shtetit të Kosovës.
Veç tjerash, ata shtuan po ashtu se si ekip janë ndjerë jo mirë, pasi kanë udhëtuar të përgjysmuar në grupin e tyre, për shkak të mungesës së financave. /Klan Kosova/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































