Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare në Komunën e Gostivarit.

Sipas të dhënave përfundimtare, Arben Taravari ka fituar me 57.73 të votave ose me 18.685 kundrejt Nevzat Bejtës i cili fitoi 40.11% të votave ose 12.982 vota.


Diferenca mes Taravarit dhe Bejtës në numra është 5.703 vota.

Në herët, Taravari nga sheshi i Gostivarit shpalli fitoren duke thënë se janë të gatshëm për rreth të tretë në mënyrë që diferenca të jetë më e madhe, ndërsa BDI e Gostivarit, përmes kryetarit të degës, Bashkim Hasani thanë se kanë fituar votat e shqiptarëve dhe disa vota të komuniteteve tjera./Telegrafi/

Screenshot 10 36