LAJMI I FUNDIT:

KSHZ sot duhet të miratojë raportin për krahasimin e të dhënave

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të mbajë seancë në të cilën pritet të miratojë raportin e dalë nga kryqëzimi i të dhënave nga bazat e MPB-së dhe dhjetë instituciobneve tjera përkatëse për pastrimin e listës zgjedhore.

Siç njoftojnë nga KSHZ, anëtarët e saj mbrëmë kanë punuar deri në orët e vona të natës duke bërë kontrolle plotësuese të disa pyetjeve. Raporti i parë i kryqëzimit të të dhënave kanë dalë mbi 450 mijë votues të dyshuar. Prej tyre rreth 370 mijë kanë dokumente valide, ndërsa 123 mijë janë pa dokumente valide, njofton Tv Shenja.


Raporti në fjalë thotë se mbi 190 mijë persona janë të evidentuar si votues fiktiv, 450 mijë votues të dyshuar ose më konkretisht si votues të cilët janë në bazat e të dhënave në MPB por nuk paraqiten në bazat e institucioneve tjera. Nga KSHZ thanë se numrat e saktë do të dihen pas përfundimit të kontrolleve plotësuese që për momentin po bëhen. Që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor, lista zgjedhore duhet të jetë e gatshme deri më 17 prill./Telegrafi/