LAJMI I FUNDIT:

KSHZ: 31.107 fletëvotime të pavlefshme

KSHZ: 31.107 fletëvotime të pavlefshme

Komisioni Shtetëror Zgjedhor regjistroi 31.107 fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas përpunimeve të 3.421 nga 3.480 qendrat e votimit.

Numri i fletëvotimeve të vlefshme është 869.533.


Kanë votuar 927.640 qytetarë ose 51% e gjithsej 1.814.263 të regjistruar në Listën Zgjedhore.

“Dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike, pa një numër të konsiderueshëm parregullsish”, thanë autoritetet mbrëmë pas mbylljes së vendvotimeve./Telegrafi/