LAJMI I FUNDIT:

KSHPK-ja do t’i ndjek informacionet para dhe gjatë zgjedhjeve në Maqedoni

KSHPK-ja do t’i ndjek informacionet para dhe gjatë zgjedhjeve në Maqedoni

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në ditët deri në fillimin e zgjedhjeve, por edhe gjatë kohës së zgjedhjeve me përforcim do t’i ndjekë të gjitha informacionet të cilat publikohen në mediet, si dhe ato të cilat në të gjitha mënyrat tjera arrijnë deri te Komisioni dhe nëse ekziston edhe dyshimi më i vogël për sjellje korruptuese do të hapë procedura me iniciativë individuale dhe sipas zërave.

Kështu njoftoi sot kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska. Ajo tha se kjo do të bëhet me qëllim që ta hetojnë veprimtarinë dhe punën e partive politike dhe të të gjithë funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar.


“Në web-faqen e KSHPK-së përsëri do të aktivizohet forma për denoncim të dyshimeve për parregullsi dhe shkelje në procesin zgjedhor dhe në fushatën zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilën mund ta plotësojë secili që ka njohuri për shkelje eventuale të dispozitave nga Kodi Zgjedhor për ndalesë të përdorimit të mjeteve nga buxheti, gjegjësisht veprime të ndaluara në institucionet publike që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, si dhe gjatë fushatës zgjedhore”, tha Ivanovska.

Ajo shtoi se në faqen e KSHPK-së do të vendoset dhe azhurnohet web-aplikacion – Regjistër i automjeteve në organe shtetërore, organe të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrje publike dhe persona të tjerë juridikë të cilët disponojnë me kapital shtetëror përmes të cilit secili do të mund t’i kërkojë automjetet sipas institucioneve dhe targave të regjistrimit.

“Nëse ka dyshime për keqpërdorim secili mund të denoncojë dyshime deri në KSHPK”, tha Ivanovska.

Ajo i porositi institucionet shtetërore që në periudhën e ardhshme të kenë kujdes në respektimin e normave ligjore nga Kodi Zgjedhor dhe ligjet tjera të cilat e rregullojnë procesin e zgjedhjeve, por edhe i parimeve për menaxhim të mirë me integritetin të cilat, siç tha, para së gjithash, ndikojnë në legjitimitetin e procesit gjithëpërfshirës zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori