KShM: Nxënësit që u përjashtuan nga testi i Maturës në ditën e parë, s’lejohen të hyjnë në pjesën tjetër të Testit
Komisioni Shtetëror i Maturës njoftoi se nxënësit të cilët janë përjashtuar nga testi në ditën e parë (afati i parë) nuk u lejohet që të marrin pjesë gjatë pjesës në ditën e dytë të testit.
Vendimi i KShM-së bazohet në vendimin nr. 329/01B të datës 03.05.2018 të ministrit të Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Shyqiri Bytyqi.
KShM po ashtu bënë të ditur se, ndaj personave që nuk e përfillin këtë vendim do të merren masa. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























