LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Kushtetueses flet për rregullat kushtetuese “në funksion të krijimit të institucioneve”

Kryetarja e Kushtetueses flet për rregullat kushtetuese “në funksion të krijimit të institucioneve”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, ka thënë se “rregullat kushtetuese nuk mund të shërbejnë si pretekst për të krijuar pengesa”. Këto komente ajo i bëri me rastin e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve.

Duke përkujtuar se sot po festojmë në shtetin më të ri të Evropës, i cili e fitoi lirinë dhe pavarësinë me sakrificën e vet, Hajrizi-Rama theksoi se SHBA-të janë rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të popullit amerikan për ta bërë shoqërinë demokratike më të mirë për të gjithë.

Për më tepër, ajo u shpreh se “është në përgjegjësi e gjeneratave të ardhshme të Kosovës për të vazhduar punën drejt shtetndërtimit, gjë e cila më së miri bëhet përmes përforcimit të sundimit të ligjit, ku askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë pa përjashtim janë nën kontrollin e tij”.


Rama-Hajrizi ka theksuar se Kosova sot është para një testi të demokracisë për krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.

“Rregullat kushtetuese duhet të interpretohen në funksion të krijimit të institucioneve. Rregullat kushtetuese nuk mund të shërbejnë si pretekst për të krijuar pengesa në procesin e krijimit të institucioneve kushtetuese që kanë dalë nga zgjedhjet. Tejkalimi i suksesshëm i këtij testi do të jetë indikator shtesë për qëndrueshmërinë e demokracisë sonë dhe indikator shtesë për përkushtimin e të gjitha institucioneve të Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit. Vetëm përmes këtij të fundit të fundit e ardhmja e Kosovës do të premtojë mirëqenie për qytetarët e saj”, ka thënë Rama-Hajrizi.

Ajo është zotuar se mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve do të jetë misioni i saj kryesor si kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe mision i secilit gjyqtar vendor dhe ndërkombëtar që janë pjesë e kësaj gjykate. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori