LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Vitisë: Kemi nevojë për ndihma, jo për fjalime politike

Kryetari i Vitisë: Kemi nevojë për ndihma, jo për fjalime politike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk e ka thirr në telefon akoma, madje as nuk e ka ndihmuar me asgjë këtë komunë e cila po përballet me dy raste të coronavirusit.

Haliti ka thënë se si Komunë kanë mbetur pa ndihmë nga Qeveria e Kosovës dhe ka apeluar ministrin Vitia sa të mban konferenca shtypi, le t’i ndihmon Vitisë pasi nuk i ka ndihmuar asgjë akoma.

Shkon në tre numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Shkon në tre numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë

“Jemi mbet vetëm si komunë pa ndihmë nga niveli qendror, e them publikisht se sa do që del ministri në konferenca shtypi, me dal më mbajt ligjërata kurse të tjerët ministri nuk i ka ndihmuar asgjë, nuk kemi nevojë për fjalime politike as s’kena nevojë të na bëni qejfin, qytetarët e Vitisë kanë nevojë për ndihmë”,  ka thënë Haliti për rtk.

Haliti tha se nuk është dashur të izolohet e gjithë Komuna, por vetëm fshati Stubëll pasi aty është indikacioni nga ka ardhur coronavirusi dhe pacienti 77 vjeçar nga Italia.

“Nuk është dashtë me izolu një Komunë me 48 fshatra, por aty ku duhet ku është indikacioni në fshatin Stubëll, mendoj se është dasht mu koordinohu dhe të më thërras në telefon mbrëmë, nuk është së s’ka pas kohë ministri që 24 orë mos mu dëgju me kryetarin e Komunës. Punëtorët e shëndetësisë nuk kanë maska, rroba, as dezinfektues s’kemi, qytetarët po kërkojnë që të intervenon qeveria urgjentisht”, tha Haliti

Haliti tha se kërkon seriozisht të ndihmohet komuna e Vitisë pasi qytetarët janë në panik dhe stafi shëndetësor nuk ka mjete adekuate.

Deri më tani, në Kosovë janë tre raste të konfirmuar me coronavirus, ndërsa Komuna e Vitisë dhe e Klinës janë vendosur në karantinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori