Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të dielën ka ndarë pamje nga fshati Poslishti, duke e përshkruar si një vendbanim të vogël por plot zemër, në gjirin e natyrës.

"I rrethuar nga ara të gjelbëruara e ajër të pastër si dhe uji shumë i pastër që kalon përmes fshatit, e bëjnë Poslishtin një destinacion të bukur turistik", ka bërë të ditur Totaj, raporton Telegrafi.


Ai ka pohuar se traditat e vjetra jetojnë ende mes banorëve mikpritës, si copëza autentike të Kosovës së vërtetë.

"Ju dëshiroj një të diele të qetë me këto pamje", është shprehur Totaj. /Telegrafi/