Kanë kaluar 19 vite prej se pensionistët e paraluftës në Kosovë janë duke i pritur pensionet e tyre nga Serbia. Deri më tani ka pasur shumë premtime, kurse premtimi më i fundit vjen nga kryetari i Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës, Sylejman Meta.
Ai thotë se pas shumë insistimesh kanë arritur të marrin listën e pensionistëve kosovarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe tani atë do ta dërgojnë tek Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Republikës së Serbisë.
“Shënimet kur të shkojnë besoj që situata ka me qenë më ndryshe. Meqenëse jemi vonuar shumë, i dërgohet Fondit Republikan të Serbisë, por edhe Këshillit të formuar nga Gjykata e Strasburgut”, thotë Meta, rapoton RTK.
Megjithatë, kreu i pensionistëve vlerëson se do të ishte më mirë sikur lista të dërgohej në mënyrë institucionale, qoftë përmes qeverisë së Kosovës apo Avokatit të Popullit. Ndryshe, Meta thotë se është në kontakt edhe me avokatin e popullit të Serbisë.
“Tash Avokati i Popullit i Serbisë pajtohet plotësisht që duhet të jepen patjetër pensionet e atyre që i kanë fituar me punë sepse është një proneëprivate”, tha ai.
Sipas tij, nuk ka kundërshtime as në Gjykatën Supreme të Serbisë e as nga Fondi i Serbisë për Pensione, me të cilët Meta poashtu thotë se ka pasur kontakte. Sepse siç thotë ai, Gjykata e Strasburgut ka marrë vendim për kthimin e të gjitha pensioneve, kurse për realizimin e këtij vendimi, “Strasburgu”, ka krijuar edhe një komitet mbikëqyrës në Beograd.
“Strasburgu e thotë në mënyrë të prerë, të gjithë kosovarët duhet të marrin pensionin që u takon, nuk flet për procedura dhe nuk ka nevojë për procedura tjera”, tha ai.
Pasi të dërgohet lista në Beograd, aplikimi duhet të bëhet në mënyrë individuale, sqaron Meta.
“Por unë mendoj se duhet të ketë një mbikëqyrje, sikur që është Komiteti për mbikëqyrje në realizimin e vendimit të Strasburgut. Edhe institucionet tona të bëjnë përcjelljen se a po bëhet me rregull. Ndryshe, çdo pensionist duhet të aplikojë në mënyrë individuale, i kemi siguruar avokatët pa pagesë në Kosovë”, tha ai.
Kryetari Sylejman Meta po ashtu kërkon që pensioneve që ata i marrin në Kosovë t’iu ndryshohet emërtimi, sepse po keqpërdoret nga Serbia për refuzim.
Për këtë qëllim, ai planifikon takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli, që të dalë në rend të ditës kjo çështje në Parlament, në mënyrë që të quhen ndihma sociale e pensionistëve të paraluftës.
Foto nga arkivi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës