LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Ohrit nuk e ka respektuar masën për vetizolim

Kryetari i Ohrit nuk e ka respektuar masën për vetizolim

Kryetari i Komunës së Ohrit nga radhët e OBRM-PDUKM-së Kirill Pecakov, më 19 janar ka bërë tesim në Qendrën për Shëndet Publik, ku pas disa orëve ka marrë rezultat pozitiv. Në ndërkohë ai e ka festuar festën e “Buzmit”, ka pritur mysafirë dhe është përqafuar me të pranishmit.

Megjithatë, ai thotë se në periudhën kur i ka pritur rezultatet, nuk ka pasur simptoma, dhe është testuar për të udhëtuar jashtë vendit.


Sipas Fokus, kryetari i Ohrit nuk ka qenë bartësi i vetëm i virusit, por pozitiv me COVID-19 ka qenë edhe sekretari i tij në komunë. Sipas Fokus, të dy ata janë pjesë e raportit për rastet pozitive më 19 janar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pa dallim nëse personi që kryen test PCR për udhëtim jashtë vendit ose jo, sipas Rregullores të miratuar nga Qeveria e RMV-së në prill të vitit 2020, qartë thuhet se që nga koha e testimit deri në marrjen e rezultateve, personi duhet të qëndrojë në vetizolim.

“Të gjithë personat vendas dhe të huaj, simptomatikë dhe asimptomatikë, të cilët testohen për praninë e COVID-19 në trupin e tyre, vendosen në izolim të detyrueshëm që nga momenti i marrjes së materialit testues (tampon në gojë, hundë, fyti, gjaku …) derisa të merret rezultat negativ”, thuhet në dekret.

Dy ditë më vonë, më 21 janar, Pecakov përsëri iu nënshtrua testit në Qendrën për Shëndet Publik në Ohër, ku mori rezultat negativ. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka qenë pozitiv më herët, pa simptoma.

Ndërkohë, nga OBRM-PDUKM dje kanë akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të partisë në pushtet LSDM, Mile Zeçeviq, se edhe ai ka qenë pozitiv me COVID-19 gjatë vizitës së tij në Ohër për festën e “Buzmit”, por ai në një prononcim për “Fokus” i ka mohuar ato duke thënë se në atë periudhë as nuk ka qenë bartës i virusit dhe as nuk kishte ndonjë simptomë./Telegrafi/