LAJMI I FUNDIT:
Peja -1° clearsky_day

Kryetari Muhaxheri akuzon rivalët politikë për presion të paprecedent ndaj prokurorisë mbi projektin e ujësjellësit

Kryetari Muhaxheri akuzon rivalët politikë për presion të paprecedent ndaj prokurorisë mbi projektin e ujësjellësit

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka denoncuar përpjekjet e rivalëve politikë për të bllokuar përfundimin e projektit të ujësjellësit që synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për 18 fshatra, të cilët numërojnë rreth 20 mijë banorë.

Në një postim në Facebook, Muhaxheri ka theksuar se rivalët politikë po bëjnë presion të paprecedent mbi prokurorinë, me qëllim pengimin e përfundimit të projektit të ujësjellësit për 18 fshatrat tuaja.

Sipas tij, ndërhyrjet politike për të ndalur këtë investim thelbësor janë të papranueshme dhe shkelin të drejtat e banorëve për qasje në ujë të pijshëm.


“Dëshiroj t’ju informoj se eksponentë të partive politike rivale po bëjnë presion të paprecedent mbi prokurorinë, me qëllim pengimin e përfundimit të projektit të ujësjellësit për 18 fshatrat tuaja, me rreth 20 mijë banorë. Ky projekt është jetik për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe për zhvillimin e vazhdueshëm të zonës në të cilën jetoni ju. Ndërhyrjet politike, të cilat synojnë të pengojnë finalizimin e këtij investimi, janë të papranueshme dhe shkelin të drejtat tuaja themelore për qasje në ujë të pijshëm”, ka shkruar Muhaxheri transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu garantoi mbështetjen e plotë të Komunës së Pejës për përfundimin e projektit.

“Do të vazhdojmë të angazhohemi për t’i dhënë fund këtij pengimi të padrejtë dhe do të garantojmë furnizimin e qëndrueshëm me ujë, ashtu siç e meritoni, ka thënë ndër të tjera Kryetari Muhaxheri.

Në përfundim, Muhaxheri ka bërë thirrje për mbështetjen e banorëve në përballimin e kësaj sfide, duke theksuar se Komuna e Pejës është e vendosur të çojë përpara projektin pavarësisht pengesave.

Ai ka shprehur besimin se përpjekjet e përbashkëta të qytetarëve dhe institucioneve lokale do të mundësojnë sigurimin e ujit të pijshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në këto fshatra, duke përmbushur kështu një nevojë jetike për të gjithë komunitetin.

Në trend

Më shumë
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Gerta Gixhari vazhdon garën, publiku i thotë 'Po' qëndrimit të saj brenda në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4

Gerta Gixhari vazhdon garën, publiku i thotë 'Po' qëndrimit të saj brenda në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Magazina
Gerta Gixhari skualifikohet nga  Big Brother VIP Albania 4

Gerta Gixhari skualifikohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?

Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?

Botë
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga
Kalo në kategori