LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Londrës anulon festimet e Vitit të Ri – nuk do të ketë “fishekzjarre” dhe “asgjë nuk do të ndodhë” në Londrën qendrore më 31 dhjetor

Kryetari i Londrës anulon festimet e Vitit të Ri – nuk do të ketë “fishekzjarre” dhe “asgjë nuk do të ndodhë” në Londrën qendrore më 31 dhjetor

Sadiq Khan ka anuluar festimet e Vitit të Ri në Londër, pasi ai konfirmoi se nuk do të ketë “fishekzjarre” dhe “asgjë nuk do të ndodhë” më 31 dhjetor.

Kryetari i Bashkisë së Londrës shpjegoi shfaqjen, e cila zakonisht zhvillohet afër London Eye, ku ka thënë se nuk do të zhvillohet kjo pasi ‘ne nuk kemi mundësi’ të kemi një numër të madh njerëzish që mblidhen mes pandemisë së coronavirusit, shkruan Daily Mail.

Khan shtoi që Viti i Ri do të mirëpritet si ‘diçka që njerëzit mund të shijojnë në komoditetin e dhomave të tyre të jetesës’, por nuk ishte në gjendje të jepte detaje më shumë.


Duke folur për LBC sot, ai tha: ‘Unë mund t’ju them se nuk do të ketë fishekzjarrë në prag të Vitit të Ri këtë vit si në vitet e mëparshme, ne thjesht nuk kemi mundësi të kemi numrin e njerëzve që mblidhen në prag të Vitit të Ri për ti parë fishekzjarret.

“Ajo për të cilën po punojmë, nuk jemi në gjendje të shpjegojmë se çfarë është akoma, por ajo që po punojmë është diçka që njerëzit mund ta shijojnë nga TV në komoditetin dhe sigurinë e dhomave të tyre të jetesës”, tha ai.

I pyetur se si do t’i mbante njerëzit larg Londrës natën, ai u përgjigj: “Epo nuk do të ketë asgjë në qytet”.

Natën e Vitit të Ri zakonisht sheh rreth 100,000 njerëz që mblidhen pranë South Bank në Londër për të parë një shfaqje fishekzjarresh përtej lumit Thames.

Shfaqja, e cila u shikua nga më shumë se 11 milionë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në televizion në vitin 2018, kishte një buxhet të përgjithshëm prej 2.3 milionë atë vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori