LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -3° clearsky_night

Kryetari i Komunës së Gjilanit ndan mbi 157 mijë euro për ekskursionin e nxënësve – opozita e cilëson keqpërdorim të buxhetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit ndan mbi 157 mijë euro për ekskursionin e nxënësve – opozita e cilëson keqpërdorim të buxhetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë mbi 157 mijë euro nga buxheti komunal për organizimin e ekskursionit për 1,161 nxënës të shkollave të mesme të komunës.

Ky vendim ka nxitur reagimin e kryetarit të PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, i cili e ka cilësuar këtë veprim si keqpërdorim të thellë dhe të pajustifikuar të buxhetit të komunës.

Sipas Rashitit, kjo shpërndarje e mjeteve nuk ka qenë pjesë e ndonjë propozimi të miratuar nga Kuvendi Komunal dhe sipas tij, nuk është planifikuar në buxhetin e këtij viti.


“Është paradoksale që i njëjti kryetar që vitin e kaluar anuloi ekskursionin për nxënësit duke përmendur si arsye rritjen e rasteve me dukuri negative si përdorimi i substancave narkotike, pijeve alkoolike dhe dhunës, këtë vit papritmas i konsideron të gjitha këto probleme si të zgjidhura plotësisht,” tha Rashiti.

Ai shtoi se sot pritet të bëhet publik emri i operatorit ekonomik që do ta fitojë tenderin për organizimin e ekskursionit, por sipas tij gjithçka është “e kurdisur” dhe e dirigjuar nga kryetari Hyseni.

Në anën tjetër, ndaj kësaj situate ka reaguar edhe zëdhënësja e LDK-dega në Gjilan, njëherit edhe asambliste e Kuvendit Komunal, Gresa Avdiu, e cila poashtu e cilësoi të paplanifikuar këtë buxhet.

“ vit paska kapacitete për organizim të duhur, nuk paska dukuri negative nga maturantët, madje paska edhe buxhet, përkundër që nuk ka qenë i planifikuar me kohë, e as i votuar?!”, shkroi ajo. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Evropa
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Lajme
Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

Amerika
Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Ekonomi
Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Lajme
Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Lajme
Kalo në kategori